GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Me natyrë informuese”/ KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun

09:53 - 24/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me natyrë informuese”/ KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi të mërkurën si me karakter informues postimet me pamje propagandistike të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku – duke miratuar ripostimin e tyre nga institucionet dhe kompanitë publike.

“Nga verifikimet e kryera, rezulton se postimet e publikuara nga shoqëria Albgaz sh.a janë të natyrës informuese dhe përmbajnë aktivitete që lidhen me funksionet publike të vetë institucionit,” tha Komisioni në një përgjigje me shkrim, duke iu referuar një prej kompanive që kanë shpërndarë propagandën elektorale të Ballukut.

“Këto postime nuk bëjnë pjesë në kategorinë e veprimtarive të ndaluara,” shtoi KQZ nëpërmjet një zëdhënëseje, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra euro në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre.

Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë javës së parë të zgjedhjeve, BIRN zbuloi se një ‘poster elektoral’ i ministres Belinda Balluku u ri-shpërnda nga faqja në Facebook e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një numër institucionesh në varësi, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Task Forcën e Transportit Rrugor, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

Ky qëndrim i KQZ shihet si standard i dyfishtë dhe shkelje e Kodit nga juristi Dhimitër Zguro.

“Në vlerësimin tim, qëndrimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vjen në kundërshtim jo vetëm me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, por edhe me praktikën administrative të Komisionerit,” tha ai.

“Ky i fundit, në raste analoge, i ka gjetur postimet e ngjashme me postimin e Belinda Ballukut, në përmbajtjen e të cilit vërehen fjalët ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Partia Socialiste’, me karakter elektoral,” tha Zguro, ndërsa shtoi se në përmbajtjen e këtyre postimeve shfaqen qartazi “mesazhe politike dhe slogane elektorale.”

/Reporter.al/

Etiketa: Belinda BallukuKQZKryesore1

Lajme të lidhura

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion
Aktualitet

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Para
Nga e motra te drejtorët/ Njerëzit e Tërmet Peçit mln euro tendera dhe fonde IPARD

Nga e motra te drejtorët/ Njerëzit e Tërmet Peçit mln euro tendera dhe fonde IPARD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com