GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Më ndihmoni”, si “aktroi” Babis për të fshehur vrasjen e Carolinës në Greqi, biseda me policinë

19:09 - 11/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më ndihmoni”, si “aktroi” Babis për të fshehur vrasjen e Carolinës në Greqi, biseda me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 20- vjeçares Carolinë nga piloti Babis Anagnostopoulos në Greqi vazhdon të jetë çështje primare për hetuesit, ndërsa nuk mund të lihet pas nga opinioni publik i cili vazhdon ta komentojë. Së fundmi janë zbuluar disa detaje të reja lidhur me krimin e rëndë.

Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur, ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.

Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.

I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe jë ambulancë.

Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.

BISEDA

Piloti: Më ndihmoni!

Qendra : Urdhëroni?

Piloti : Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!

Oficerja e policisë po mundohet të kuptojë se çfarë po mundohet t’i thotë burri në anën tjetër të telefonit. Babis Anagnostopoulos, ndjek planin e tij dhe përpiqet të bindë se është i lidhur nga grabitësit e që u futën me dhunë në shtëpinë e tij.

Qendra: Fol pak më qetë.

Piloti : Më ndihmoni, grabitës..

Qendra: Më thuaj ku je?

Pilot : Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.

…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.

Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.

Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.

Qendra : Ku ndodheni?

Piloti : Glyka Nera.

Qendra: Ku në Glyka Nera?

Piloti : Parodos…

Qendra: Po…

Piloti : Parodos dhe Panagouli 10

Piloti : Ndihmë! Ambulancë!

Qendra: Sa vjeç je?

Piloti : Më duhet një ambulancë sa më shpejt.

Qendra: Po vijmë menjëherë

Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bënte telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin “1000”.

Etiketa: BabisGreqiVrasje

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Punon, vjen në shtëpi”, babai mohon se djali i tij planifikoi vepra terroriste

"Punon, vjen në shtëpi", babai mohon se djali i tij planifikoi vepra terroriste

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com