GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më ngacmoi gruan”, zbardhet dëshmia e autorit, hodhi nga ura shokun pas sherrit

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më ngacmoi gruan”, zbardhet dëshmia e autorit, hodhi nga ura shokun pas sherrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas hetimeve policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit, Branko Shkoza, Majlind Habibi, pasi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

“H.SH. banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të”, njoftonte policia.

Vrasja e 33-vjeçarit Branko Shkoza e ndodhur javën e parë të dhjetorit në Durrës është zbardhur pas disa ditësh.

Pas hetimeve nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit, Majlind Habibi.

35-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit  Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para dyshohet se janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen. Në sherr e sipër e ka shtyrë dhe hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. Gjithsesi nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes dhe po punohet për ta zbardhur plotësisht atë.

Dëshmia e 35-vjeçarit:

“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te  kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”.

Njoftimi i Policisë:

H.SH. banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se autori banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Shkozën i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Etiketa: DurrësKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Polici shqiptar në Itali kthehet në hero, shpëton një grua që kishte ngecur në makinën e përmbysur

Polici shqiptar në Itali kthehet në hero, shpëton një grua që kishte ngecur në makinën e përmbysur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com