GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Më pak nxënës në shkolla, Rel: Vendi në depresion social

21:33 - 11/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Më pak nxënës në shkolla, Rel: Vendi në depresion social
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme këtë vit në Shqipëri është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar, si pasojë e emigrimit dhe rënies së lindshmërisë, sipas të dhënave zyrtare të drejtorive arsimore rajonale.

Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) bëri të ditur më 11 shtator se numri i nxënësve nga klasa I-XII në vitin shkollor 2023/24 – i cili nisi sot – është rreth 350 mijë, pa përfshirë nxënësit e arsimit profesional dhe kopshtet. Vitin e kaluar, në sistemin parauniversitar u regjistruan 460 mijë fëmijë, përfshirë kopshtet dhe shkollat profesionale.

Qarku i Fierit do t’i ketë 2.700 nxënës më pak këtë vit, ai Lezhës 1.740 nxënës më pak, ndërsa i Dibrës 668 nxënës më pak, krahasuar me vitin paraprak. Më pak nxënës do të ketë edhe në qytetet si Kukës, Korçë dhe Vlorë, sipas të dhënave të drejtorive rajonale për shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.

Sistemi parauniversitar në Shqipëri përfshin arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

MASH-i tha se 29 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, shifër kjo e njëjtë me atë të vitit të kaluar shkollor. Ndërkaq në klasën e X-të, apo në vitin e parë të shkollës së mesme të lartë, rezulton se janë regjistruar rreth 27 mijë nxënës, nga 33 mijë që përfunduan këtë vit maturën shtetërore.

Por, akoma nuk ka të dhëna se sa është numri i nxënësve të klasës së X-të, të regjistruar në arsimin privat.

Ekspertja e arsimit dhe sociologjisë, Nora Malaj, thotë për Radio Evropa e Lirë se Shqipëria është në një fazë “depresioni social”, përballë të cilit shumë familje kanë zgjedhur të emigrojnë.

Kjo, sipas saj, është arsyeja kryesore e rënies së numri të nxënësve.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të familjeve që kanë zgjedhur të emigrojnë. Po ndodh një “shpopullim” i vendit, ka një largim në masë të të rinjve. Kemi shumë fëmijë që nuk ulen në bankat e shkollat. Rreth 15 mijë nxënës rezulton të jenë larguar në dy vjetët e fundit, referuar të dhënave të INSTAT. Trendi do jetë i tillë, ndaj duhet të merren masa urgjente për t’i motivuar prindërit dhe nxënësit të mos ikin”, tha Malaj.

Sociologu Gëzim Tushe e lidh rënien e numrit të nxënësve me faktorë socialë dhe ekonomikë.

“Rënia e numrit të nxënësve është një nga dukuritë më evidente të këtyre 30 vjetëve të fundit. Në vitet ’90 kemi pasur rreth 1.5 milion fëmijë të moshës shkollore, sot kemi më pak se 400 mijë. Shkaqet janë të lidhura me disa dukuri. Së pari emigracioni, dihet që emigrojnë kryesisht të rinjtë, të cilët krijojnë familje dhe lindin fëmijë jashtë vendit. Ndërkohë, në vend kemi plakje të popullsisë, ulje të numrit të martesave, rritje të numrit të divorceve, që është rritur në shkallën 20-25 % ”, tha Tushe.

Një tjetër faktor, për të cilin ai beson se ka ndikuar në këtë, është edhe kostoja e lindjes dhe rritjes së një fëmije.

“Nuk është më si në kohën e komunizmit, është jashtëzakonisht e lartë kjo kosto, ka shpenzime të mëdha, për shkak të realitetit, kërkesave në rritje. Këto kanë bërë që të kemi këtë nivel të lindjeve, të numrit të popullsisë, është prishur baraspesha demografike e popullsisë, po shtohen të moshuarit, por pakësohen të rinjtë dhe fëmijët”, theksoi Tushe.

Eksperti i arsimit, Qemal Çejku, thotë për Radion Evropa e Lirë se një ndër arsyet e rënies së numrit të nxënësve në Shqipëri është cilësia e arsimit.

“Për shkak se ka rënë cilësia e arsimit, ka rënë edhe numri i nxënësve. Nxënësit e kanë braktisur arsimin publik dhe po i drejtohen arsimit privat. Po i referohem të dhënave të Institutit të Statistikave, sipas të cilit në vitin 2018 në arsimin privat kishte rreth 25.600 nxënës, ndërsa në 2022 ky numër shkoi në mbi 29 mijë “, tha Çeku.

Ekspertja e arsimit, Nora Malaj, i sheh si problem nismat e ndryshme “eksperimentale” kur bëhet fjalë për cilësinë e mësimdhënies, të cilat rezultojnë të pasuksesshme. Duke iu referuar zbatimit të nismës “TIK në klasë të parë” që u lansua një vit më parë, Malaj tha se vendime të tilla të nxituara vetëm sa i dëmtojnë nxënësit dhe arsimin në përgjithësi.

“TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) në klasë të parë ishte një eksperiment i dështuar, ndaj Ministria e Arsimit para se të largohej (Evis Kushi) firmosi programin e ri që nuk parashikon vijimin e kësaj nisme, dhe unë si specialiste e konsideroj vendim shumë të mirë, nuk mundet fëmija në këtë moshë të ketë rezultate. P.sh., Suedia po i kthehet librave të shkruar, nuk duhet të jetë prioritet elektronika, por qasja drejt të lexuarit, që në Shqipëri e kemi në nivele të ulëta. Jemi ende larg standardit që kërkojmë”, tha ajo.

Ajo i kritikoi qeveritë shqiptare se nuk e kanë bërë asnjëherë prioritet arsimin, duke thënë se këtë e dëshmon edhe buxheti i ndarë për arsimin.

“3.1 % e GDP (prodhimi i brendshëm bruto) për arsimin parauniversitar është shumë larg synimit për të cilësuar prioritet arsimin. Buxheti i 2024 të mos jetë ky që kemi aktualisht për arsimin”, nënvizoi ajo.

Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri ka ngritur shqetësimin se rënia e numrit të nxënësve do të çojë në mbyllje të klasave dhe për pasojë do të dalin mësues të papunë.

“Problemi i rënies së numrit të nxënësve po shoqërohet edhe me largimin e mësuesve. Kërkojmë që mësuesit në sistem të mbajnë vendin e punës, duke ulur normën mësimore, duke ulur numrin e nxënësve në klasë”, thuhet në një deklaratë të Sindikatës.

Edhe ekspertët shohin me shqetësim faktin se dhjetëra mësimdhënësve mund t’iu rrezikohet vendi i punës. Ata kërkojnë që të përfshihet në ligjin e arsimit parauniversitar edhe statusi i mësuesit, për një trajtim më të denjë të tyre. Gjithashtu, ata këmbëngulin për rritje reale të pagave të mësuesve. Sindikata e Arsimit, ndërkohë, sheh me shqetësim edhe faktin se ende vijon në shumë shkolla mësimi me dy turne, ndërsa disa shkolla të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 ende nuk janë rinovuar.

Marrë nga REL

Etiketa: Kryesore1Shkolla

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Nisin llogaritë, sa pikë i duhen Shqipërisë për në “Euro 2024”

Duka feston me lojtarët pas fitores ndaj Polonisë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com