GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me pasaportë false tenton të kalojë kufirin, kapet 44-vjeçari

13:19 - 18/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Me pasaportë false tenton të kalojë kufirin, kapet 44-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohet një 44-vjeçar me nënshtetësi turke në Portin e Durrësit. Ai u kap në flagrancë teksa tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë false. Mbi të do të rëndojë vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë vijojnë hetimet për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë duke i dhënë një shtetasi të huaj, një pasaportë false, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 44-vjeçari (shtetas turk).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë evidentuar një rast tjetër të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. S., 44 vjeç (shtetas turk), banues në Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

44-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: DurrësPoliciaporti

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
A do të gjejnë zgjidhje? Kurti dhe Vuçiç ftohen në Bruksel

A do të gjejnë zgjidhje? Kurti dhe Vuçiç ftohen në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com