GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Me përjashtimin e Rusisë kërkojmë kreun e grupit”, Reja: Mungesat nuk do të ndikojnë ndaj Islandës

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Me përjashtimin e Rusisë kërkojmë kreun e grupit”, Reja: Mungesat nuk do të ndikojnë ndaj Islandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të përballet me Islandën ditën e nesërme në kuadër të Nations league, takim që do të nisë që nga ora 20:45 dhe do të luhet në transfertë.

Një takim shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare e cila kërkon ta nisë me këmbën e mbarë këtë kompeticion.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballje ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja, i cili ka theksuar se asnjëra skuadër nuk është favorite, ndërsa italiani u shpresh se mungesat e Brojës, Uzunit dhe Bares nuk do të ndjehen, pasi ka grumbulluar lojtarët më të mirë në dispozicion, për të marrë fitoren.

Sa jemi rritur në epokën Reja, a jemi gati për një hap më tej? “Që nga momenti që kam nisur me ndeshjen me Islandën, kemi pasur një rritje cilësore, por edhe në rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale maksimale. Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit jo vetëm në mendim, por edhe në fushë.”

Gjendja fizike e grupit, a janë të gjithë gati duke ditur se kemi mungesën e Brojës dhe Uzunit? “Padyshim të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar janë fizikisht gati. I gjithë grupi është i gatshëm të jetë në fushë, kemi pasur dhe më para mungesa dhe i kemi zëvendësuar me zgjedhje që rezultuan të suksesshme. Kemi bërë një stërvitje të mirë dhe nga pikëpamja e grupit janë të gjithë mirë. Ajo që mbetet për të provuar është forca që do tregojmë në fushë, për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo ndeshje.”

Islanda nuk është në formën më të mirë të mundshme, a e bën kjo Shqipërinë favorite pavarësisht se ndeshja është në transfertë? “Islanda është një skuadër e fortë, pavarësisht zhvillimeve është një skuadër fizikisht shumë e fortë. Ka kryesore luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në çdo detaj, do mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk ka favorit në fushën e lojës duhet të bëjmë më të mirën.”

Nga mungesa e Rusisë, a ka presion në skuadër për të bërë diçka më shumë në këtë Nations League? “Ne duhet të japim më të mirën në fushë për të marrë një rezultat të mirë. Është shumë e rëndësishme që të gjitha mundësitë që krijojmë t’i finalizojmë. Kjo skuadër tashmë nuk luan më me topa të gjatë, por djemtë e mbajnë topin luajnë dhe nuk lëshojnë kollaj terren. Ne do të hyjmë të bëjmë më të mirën e mundshme, e them dhe njëherë që nuk ka favorit, por do bëjmë më të mirën e mundshme.”

Broja, Uzuni, Bare, cili mungon më shumë në skuadër? “Unë jam përpjekur të bëj një grup prej 24 a 25 lojtarësh që të jenë në nivel të lartë dhe ia kemi dalë, mund të them që mungesa e këtyre lojtarëve ndjehet, por kemi një grup të mirë që i zëvendëson. Nuk kemi Uzunin nuk kemi Baren, por kemi

Abrashin, kemi Asllanin, Bajramin dhe besoj që kemi një grup të mirë që nuk do na bëjnë ta ndjejmë mungesën e këtyre lojtarëve.

Në fazë sulmuese, në miqësoren brenda grupit skuadra nuk ka shënuar, a ju ka shqetësuar? “ka qenë edhe temperaturat, por edhe kur luhet brenda grupit ambicia nuk është 100%. Normale që do doja një rezultat 4-4 dhe jo 0-0, por kanë qenë edhe portierët. Ajo që nuk më ka shqetësuar ka qenë rezultati, pasi më shumë kam dashur të shikojë gjendjen e lojtarëve sesa rezultati”.

Etiketa: edy rejaIslandanations leagueShqiperia

Lajme të lidhura

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së
Sport

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit
Sport

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Para
“Shpresojmë te kualifikimi në Europian”, Berisha: Jemi përgatitur, do bëjmë ndeshje të bukur

“Shpresojmë te kualifikimi në Europian”, Berisha: Jemi përgatitur, do bëjmë ndeshje të bukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët
Aktualitet

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

20:46 - 12/09/26

Një nga protestuesit në ditën e 105 deklaroi se diaspora nuk ia fal krimet Ramës që ka bërë kundër popullit...

Lexo më shumë
U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

20:39 - 12/09/26
Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

20:27 - 12/09/26
“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

20:04 - 12/09/26
“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

19:52 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com