Dalin pamjet nga momenti kur 45-vjeçari Spartak Dyrmishi iu dorëzua autoriteteve greke. Skena ndodhi në pikën kufitare të Kakavijës. Kujtojmë se shtetasi në fjalë u arratis në Shqipëri pasi përdhunoi një grua në Greqi dhe tentoi të kapte edhe një tjetër.
Mbi të tashmë do të rëndojnë gjithashtu një sërë akuzash, dhe për vjedhje e kanosje. Dyrmishi u arrestua në orët e vona të së hënës dhe tashmë do të përballet me akuzën e përdhunimit në shtetin fqinj.
Discussion about this post