GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Me shifra/ Ja si u shtuan vit pas viti fluturimet e luksit për Edi Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me shifra/ Ja si u shtuan vit pas viti fluturimet e luksit për Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit janë publikuar nga hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram. Bien në sy udhëtimet e shumta charter, që kanë kapur kulmin gjatë vitit 2021. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2013, kur mori pushtetin, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi me paratë e shqiptarëve.

Kur sapo kishte ardhur në pushtet në vitin 2013, u tregua dorështrnëguar. Kreu vetëm 1 udhëtim charter. Një vit më pas, në 2014 fluturoi me charter vetëm 7 herë. Vit pas viti, e shtoi dozën e luksit dhe kulmin e arriti në vitin 2021.

Në vitin 2015 fluturoi 14 herë me charter.

Në 2016 fluturoi 9 herë.

Në 2017 fluturoi 13 herë.

Në 2018 fluturoi 14 herë.

Në 2019 udhëtoi 12 herë.

Udhëtimet janë shtuar në vitin 2020, pasi qeveria shqiptare bëri një kontratë me Air Albania për të marrë me qera “Ismailin”, charterin kryeministror.

Disa ditë më parë, Rama u shfaq me bashkëshorten e tij, Lindën në Izrael, ndërsa zbrisnin shkallët e “Ismailit”. Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare. Në 2020 Rama e përdori për 18 fluturime Ismailin. Në vitin 2021 tejkaloi vetveten dhe vendosi rekord me 33 fluturime charter.

Sipas të dhënave të TIMS, deri në fillim të muajit tetor për vitin 2022, kryeministri ka fluturuar 13 herë me charter. Informacionet nuk nxjerrin vetëm tendencën në rritje për shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, por hedhin dritë edhe mbi reagimet e mëparshme të Ramës për këtë çështje.

Në Janar të këtij viti, kryeministri iu përgjigj akuzave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për shpenzimet e tij me fluturimet charter. Rama pohon se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si është e mundur që 33 fluturime charter për vitin 2021 të jenë më pak të kushtueshme se fluturimet me avionë të zakonshëm? Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN më herët, kur thotë se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit paguhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilët nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë sot, duke iu përgjigjur akuzave për shpënzimet me fluturimet e luksit, kryeministri u shpreh se “avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”. Në realitet, faktet nuk kanë qenë të plota. Në kontratën me Air Albania nuk ka një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./Lapsi.al

Etiketa: duhetimetluksiRamavity pas viti

Lajme të lidhura

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt

13:13 - 26/09/26
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në
Aktualitet

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

12:51 - 26/09/26
“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit
Aktualitet

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

12:27 - 26/09/26
Para
Ballkani mposhtet nga Slavia, njihuni me rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes në ligat europiane

Ballkani mposhtet nga Slavia, njihuni me rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes në ligat europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA
Sport

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

14:54 - 26/09/26

Skandali i falsifikimit të certifikatës mund të sjellë pasoja akoma dhe më të rënda për Granit Xhakën. Hetimet përcaktojnë një...

Lexo më shumë
Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

13:55 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com