GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Më shumë se një dekadë në kërkim, arrestohet shqiptari në Greqi (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Kapen në flagrancë dy hajdutë banesash, njëri shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shumëkërkuar dhe të konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë. Ai rezultonte me 3 urdhër arreste dhe 3 dënime nga autoritetet greke.

Policia greke kishte siguruar informacion se një i arratisur nga burgu i Malandrinos, banon në zonën e gjerë të Atikës Perëndimore, së bashku me familjen e tij.

Nga kontrolli arkivor u konstatua se i dyshuari i identifikuar si Aleksandër Marku, 48 vjeç, ishte arratisur nga paraburgimi në Malandrino ku duhet të kthehej në 06.05.2011, pasi kishte marrë leje 9 ditore. Ai ishte dënuar në 24.06.2009, nga Gjykata e Apelit Athinë, me një dënim total prej 22 vjet e 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”. Gjithashtu ai rezulton i dënuar nga Gjykata e 2-të Pesëanëtarëshe e Apelit Athinë në 27.04.2012, me 14 vite burgim, për veprat penale “Rastet e veçanta të vjedhjes, të kryera dhe në tentivë” dhe “Bashkëpunim në pastrim parash nga veprimtaria kriminale” si dhe nga Gjykata Njëanëtarëshe e Athinës në vitin 2017 me 19 muaj burg për “plagosje e rëndë në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim i armëve” dhe “të shtëna pa arsye”.

Gjithashtu ndaj tij ka 3 urdhër arreste nga Prokuroria e Athinës në 2014 dhe 2015 për “grabitje” dhe nga Prokuroria e Pireut në 2015 për “grabitje në bashkëpunim”.

Pas shumë muajsh hetime intensive, grumbullimi, analizimi dhe kontrolli të kryqëzuar informacioni, si dhe kërkimesh intensive në pjesë të ndryshme të Athinës, në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, në Elefsina, në Sheshin e Rezistencës Kombëtare. është lokalizuar dhe kapur shtetasi shqiptar Aleksandër Marku, 48 vjeç.

Gjatë ndalimit ai ka paraqitur dokumente ligjore, me të dhëna identifikimi nën emrin Ernesto Nesto, 48 vjeç. Nga policia greke po shqyrtohet vërtetësia e këtyre dokumenteve që disponon i arrestuari, ndërkohë që pritet edhe komunikim me autoritetet shqiptare për verifikimin e gjeneraliteteve të tij.

Sipas policisë greke, Aleksandër Marku nuk ushtronte asnjë veprimtari profesionale dhe siguronte jetesën ekskluzivisht nga përfitimi financiar i paligjshëm që përfitonte nga veprimtaria e tij kriminale. Pas arratisjes nga burgu, ai ka vazhduar me intensitet më të madh veprimtarinë e tij kriminale, qoftë i vetëm apo në bashkëpunim me bashkatdhetarë të tij, duke zhvilluar veprimtari të larmishme. Nga dokumentet e procedimit dhe dosja policore, rezulton se Marku ishte anëtarësuar në një organizatë kriminale të strukturuar dhe aktive në vazhdimësi, e përbërë nga të paktën shqiptarë të tjerë, të cilët kryen krimet e grabitjes, tentativës për vrasje dhe rastet e dalluara të vjedhjeve, me përbërje të ndryshme çdo herë, në rajone të ndryshme të Athinës. Për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin blerë armë, kapele, doreza dhe mjete për vjedhje.

Sipas policisë greke, Aleksandër Marku është person veçanërisht i dhunshëm me sjellje antisociale dhe gjatë kryerjes së veprave të tij kriminale ka shfaqur mizori dhe sjellje të veçantë brutale ndaj viktimave të tij dhe paraqet rrezik për sigurinë publike dhe kohezionin social.

Sipas informacioneve të fundit, Marku është ka qëndruar për pak kohë në Shqipëri, ku ka ndërruar emrin dhe është kthyer në Greqi, duke vazhduar aktivitetin kriminal.

Etiketa: GreqiPolicia grekeshqiptari ne Greqi

Lajme të lidhura

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Para
Kazanët e Benet Becit, 40 MLN lekë për ofertën më e shtrenjtë, kryen “porosinë” që i la KM për pastrimin

Kazanët e Benet Becit, 40 MLN lekë për ofertën më e shtrenjtë, kryen “porosinë” që i la KM për pastrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com