GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Më të mirët e 2022, 3 kandidatët për ‘Topin e Artë’ të Superiores

13:45 - 23/01/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Më të mirët e 2022,  3 kandidatët për ‘Topin e Artë’ të Superiores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë të premten mbrëmjen gala ku do të ndajë çmimet për më të mirët e vitit 2022.

Në një event madhështor, në bashkëpunim me Supersport/Digitalb, të premten në ambientet e “Teatrit Operas dhe Baletit” do të jepet “Topi i Artë” për futbollistin dhe futbollisten më të mirë të vitit kalendarik 2022, çmimi “Trajneri i Vitit”, Këpuca e Artë, talenti dhe talentja e vitit, arbitri i vitit, çmimi i Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe do të përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit që lamë pas.

Meshkuj

Xhuljano Skuka, Redon Xhixha dhe Mentor Mazrekaj janë tre finalistët për çmimin më të rëndësishëm, “Topin i Artë 2022” për Abissnet Superiore.

Xhuljano Skuka ishte zbulimi i vitit të shkuar, teksa u bë lideri i padiskutueshëm i Partizanit, duke e ndihmuar skuadrën për të arritur pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Redon Xhixha, po ashtu me golat e tij ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, që mori titullin kampion sezonin e shkuar, ndërsa dhe në nisjen e sezonit të ri shënoi 10 gola që në javët e para.

Mentor Mazrekaj rilindi tek Laçi, duke qenë ai që mori skuadrën përdore drejt finales së Kupës së Shqipërisë dhe më arritjen e vendit të dytë në kampionat, pozicion që asnjëherë më parë nuk ishte arritur nga bardhezinjtë. Njëri mes tyre do të vlerësohet si më i miri i vitit, bazuar në votat e kapitenëve dhe trajnerëve të skuadrave të Abissnet Superiores.

Femra

Po ashtu, Sara Maliqi, Esmerlada Franja dhe Megi Doçi janë tre finalistet për “Topin e Artë” për femra.

Të treja futbollistet e Vllaznisë kanë spikatur vitin e shkuar, duke qenë përcaktuese në arritjen e skuadrës shkodrane për të parën herë në historinë e futbollit shqiptar mes 16 më të mirave të Europës.

Në garë për trajnerin e vitit janë Orges Shehi, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa.

Shehi ishte timonieri që drejtoi Tiranën drejt titullit kampion, në një sezon të dominuar nga bardheblutë.

Shpëtim Duro arriti që të kthente Laçin në rrugën e duhur e ta çonte drejt Europës, përmes kampionatit ndërsa skuadra e tij arriti deri në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Mirel Josa ktheu trofeun e Kupës së Shqipërisë në Shkodër pas shumë vitesh, duke arritur një sukses fantastik me skuadrën kuqeblu.

Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda janë kandidatët për çmimin talenti i vitit.

Simoni bëri hapin më të madh në historinë e futbollit shqiptar duke u transferuar nga Dinamo ku u aktivizua vitin e shkuar te ekipi i Eintracht Frankfurt, një nga 16 skuadrat më të mira të Europëss.

Arinaldo Rrapaj edhe pse i ri në moshë është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit, ndërsa Rejan Alivoda ka spikatur te skuadra e Vllaznisë, duke shtuar fantazinë në formacionin e Mirel Josës.

Gjatë mbrëmjes do të publikohet dhe formacioni i më të mirëve të vitit 2022, me 11-shen që është përzgjedhur nga votat e gazetarëve sportiv.

Etiketa: 2022kandidatesuperiore

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet

19:44 - 10/01/26
Kupa e Shqipërisë, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinale me një supergol në minutë e 114
Sport

Kupa e Shqipërisë, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinale me një supergol në minutë e 114

19:36 - 10/01/26
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm, Tare i sjell triumfin Tiranës
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm, Tare i sjell triumfin Tiranës

16:40 - 10/01/26
Para
‘Rama ka drejtuar më pak se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë’

‘Rama ka drejtuar më pak se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
Show Biz

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Në nisje të spektaklit të kësaj...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com