GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Më tërhoqën zvarrë”, si shqiptarët kontrollonin zonën e universitetit në Greqi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më tërhoqën zvarrë”, si shqiptarët kontrollonin zonën e universitetit në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aktivitetin e bandave që strehoheshin në Universitetin Politeknik në zonën e Zografou.

Sipas dëshmitarëve, autorët kishin guxim të tepruar dhe shfaqnin forcën brenda ambienteve të universitetit.

Një 42-vjeçar tha për mediat greke se është rrahur rëndë në maj të vitit 2022, kur u gjet në afërsi të Universitetit Politeknik pasi menduan se ishte polic.

“Më thanë të prisja pak”, përshkroi ai. Pak minuta më vonë një grup prej dhjetë personash me motor, e grabitën, e rrahën dhe e tërhoqën zvarrë për disa metra nga çanta e shpinës duke e plagosur rëndë.

Një student, gjithashtu viktimë e sulmit, dëshmon se “një burrë na tha se mund të dërgonte miqtë e tij me kapuç për të shkatërruar makinën tonë”.

“Kontrollet” e kryera nga anëtarët e organizatës kriminale, brenda dhe përreth banesave studentore, kanë sjellë shpesh herë sulme të egra ndaj kalimtarëve dhe studentëve, për të cilët autorët mendonin se ishin punonjës policie. Ata ndiheshin të paprekshëm brenda ambienteve të universitetit.

“Çështja s’ka mbaruar këtu, as zbulimit. Dhe kjo pasi nga e hëna do të nisë hetimi për 20 celularët e të arrestuarve. Pamjet që kemi parë deri më tani, foto, video, mesazhe, telefonat janë nga celularët e të arrestuarve që kishin rënë në prangat e policisë pak ditë para se të kryhej operacioni dhe u zbulua se ishin anëtarë të grupit kriminal”, tha gazetarja Mina Karamitrou.

“Policia ka në duar 20 aparate celularë. Ata mendojnë se do gjejnë prova të reja. Sigurisht që ka materiale të tjera dhe ka shumë mundësi që të shfaqen fytyra të reja. Sigurisht që ka edhe video, mesazhe dhe sigurisht biseda të reja në sistemet online që ata përdorën.”

“Në dosjen e çështjes përshkruhet se krimineli me origjinë shqiptare ka bërë rrugë të dyfishta, pra në ndërtesat e larta të Kampusit Universitar, për të vëzhguar, për të bërë një mbikëqyrje të përgjithshme të zonës për të parë se çfarë po ndodh dhe nëse policia do vinte në Kampusin Universitar ”, u raportua në median greke. “Ai kriminel, dhe kjo e vështirësoi shumë hetimin, dyshohet se nuk përdorte kurrë celularin e tij dhe sa herë që donte të komunikonte përdorte celularë të tjerë të bashkëpunëtorëve të tij.

Ka deklarata të studentëve që përjetuar makthin dhe terrorizmin brenda banesës studentore. Nuk do t’ju përshkruaj skena sesi studentët e rinj që shkuan në ndërtesë dhe nuk i njihnin, nuk i kishin parë kurrë më parë, i ndaluan në hyrje, në derën e rezidencës studentore dhe u thanë “Më jep letërnjoftimin që të shoh nëse je vërtet student”. Ata i thyenin derën, hynin brenda dhe vidhnin gjithçka që gjenin”.

Etiketa: Greqikampusishqiptaret

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Vajza sot bën një muaj, Arbana Osmani e vesh me fustanin qindra eurosh (FOTO)

Vajza sot bën një muaj, Arbana Osmani e vesh me fustanin qindra eurosh (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26

Rreth 500 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë transportin publik në vend mund të përballen me rritjen e çmimit të...

Lexo më shumë
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com