GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Më tha nëse të vras…” Missi rrëfen ngjarjen e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit

15:43 - 18/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më tha nëse të vras…” Missi rrëfen ngjarjen e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktoria është kthyer pas në kohë duke treguar një ngjarje të frikshme që i ndodhi personalisht.

Bëhet fjalë për mënyrën se si ra në rrjetën e trafikantëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj dikur aplikoi si një modele në një agjenci, por më pas u largua pikërisht për këtë shkak. Mësohet se autoritetet përkatesë kanë nisur hetimet për të gjetur personin protagonist, i cili ishte prezantuar si biznesmen në zonën e Ballkanit Perëndimor.

“Më kërkuan të modelja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, tha ajo për ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur 1 muaj më parë.
Më pas rrëfeu se personi që e mashtroi fillimisht ishte i sjellshëm me të, por më vonë situata u përkeqësua.

Modelja tha se i morën pasaportën kur mbërriti në hotel dhe kudo që shkonte ishte e shoqëruar gjithmonë me dikë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa punëdhënësi i saj u bë papritur i dhunshëm.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova”, tha ajo, teksa rrëfeu se ngjarja ndodhi në një kafene buzë liqenit.

“Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, tregoi Miss-i.

Kur e pyetë nëse mendonte se ishte abuzuar seksualisht atë mbrëmje apo nëse ndodhi diçka për të cilën nuk do të ndihej krenare, u përgjigj: “Shpresoj që jo…”

Të nesërmen, njoftoi të atin dhe vajzat në grupin e mesazheve se kishte një problem.
“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila u arrit të fshihej falë bashkëpunimit të autoriteteve dhe më në fund babai i saj e gjeti dhe e ktheu në shtëpi.

Modelja tha për Blikk se kishte frikë të flinte se mos e gjenin. Jazmin Viktória zbuloi se Interpoli filloi hetimet pas denoncimit të njërës prej vajzave dhe për një javë pasi u kthye në shtëpi, ajo nuk ishte në gjendje as të fliste për çfarë kishte ndodhur.

Por, sipas saj, burri e ka gjetur edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera e kërcënon me regjistrime komprometuese, ndaj nuk guxon të jetojë e qetë për momentin.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo.

Etiketa: biznesmenliqeni i ohritmiss hungaria

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Turqia nuk tërhiqet nga hakmarrja, vriten 3 ushtarë në Siri

Turqia nuk tërhiqet nga hakmarrja, vriten 3 ushtarë në Siri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com