GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më tradhtonte!”/ Masakroi për vdekje gruan, dënohet me burgim të përjetshëm 44-vjeçari shqiptar në Greqi

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më tradhtonte!”/ Masakroi për vdekje gruan, dënohet me burgim të përjetshëm 44-vjeçari shqiptar në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim një 44-vjeçar me origjinë shqiptare. I riu vrau gruan e tij 31-vjeçare, në zonën Dafni të Athinës.

Ngjarja ndodhi më 30 korrik të vitit 2021, kur sipas ekspertizës mjekoligjore, Anisa, viktima, u godit dy herë me thikë në qafë, ndërkohë që dyshohet se ndodhej e shtrirë në krevat dhe nuk e kishte kuptuar as se çfarë po ndodhte. Autori përdori një thikë kuzhine me gjatësi 28 centimetra.

Gjykata i dha të pandehurit burgim të përjetshëm, së bashku me një dënim shtesë prej 24 muajsh burg, pa asnjë lehtësim apo ulje dënimi.

Autori, i cili prej disa vitesh kishte në pronësi një lokal fast-food në zonën e Haravgji, Dafni, jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.

Sipas dëshmive të fqinjëve për mediat greke, marrëdhënia mes çiftit ishte problematike, me debate të shpeshta, xhelozi nga ana e burrit dhe shpeshherë viktima kishte kërkuar ndihmë me zë të lartë, duke thirrur “ndihmë” nga ballkoni i banesës.

Sipas avokatit të familjes së viktimës, gjatë gjykimit, autori tentoi të justifikojë veprimin e tij me pretendime për një lidhje jashtëmartesore të viktimës, diçka që nuk u provua dhe u refuzua kategorikisht nga Gjykata.

“Sjellja e tij u konsiderua plotësisht e dënueshme dhe nuk iu njoh asnjë rrethanë lehtësuese”, theksoi avokati në një deklaratë për mediat.

“Si përfaqësues ligjorë të familjes së Anisës, shprehim kënaqësinë tonë për një vendim të drejtë dhe të argumentuar nga ana e drejtësisë greke. Ky vendim nuk mund të kthejë jetën e humbur, por dërgon një mesazh të fortë drejtësie dhe besimi në shtetin ligjor”, përfundon deklarata.

Në dëshminë e tij pas krimit, 44-vjeçarit me origjinë shqiptare, e paraqiti aktin e tij si një moment “errësimi mendor”, duke ia atribuar pjesërisht përgjegjësinë edhe viktimës.

“Jam i shkatërruar shpirtërisht dhe i penduar që në sekondën e parë pas asaj që ndodhi”, tha ai, duke shtuar se menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu gjithçka.

Ai theksoi se i kërkon autoriteteve, por mbi të gjitha prindërve të gruas sime dhe fëmijës tonë të vetëm.

44-vjeçari pretendonte se nuk arriti të kontrollonte veten, duke rrëfyer se kishte vendosur një pajisje për regjistrimin e zërit në shtëpi dhe kishte dëgjuar regjistrime që e kishin “çmendur”.

“M’u errësua mendja. Nuk dija çfarë bëja”, tha ai, duke përmendur se regjistrimet përmbanin episode të një lidhjeje jashtëmartesore të bashkëshortes, akuza që nuk u vërtetuan kurrë dhe u refuzuan nga Gjykata.

Si provë, ai dorëzoi një USB me biseda të gruas së tij me një person të tretë, duke tentuar të legjitimojë pretendimet për tradhti. Sipas tij, “nuk e përballoja dot që gruaja që e doja të bënte gjëra të tilla në shtëpinë tonë, madje në dhomën e fëmijës”.

Autori përshkroi me detaje tmerruese momentin e vrasjes, duke pohuar se hyri në dhomë me një thikë 28 centimetra të gjatë dhe e goditi dy herë në qafë ndërkohë që ajo flinte.

Ai rrëfeu se i mbylli gojën me dorë për të mos bërtitur dhe se pasi ajo pushoi së rezistuari, u largua, la thikën pranë trupit dhe pastroi gjakun nga duart.

Në një përpjekje për të minimizuar përgjegjësinë e tij, 44-vjeçari pretendoi se debatonin shpesh, se ajo kishte kërkuar divorc dhe se gruaja e ofendonte dhe e godiste fizikisht. Megjithatë, këto pretendime nuk u konfirmuan gjatë hetimit apo nga dëshmitarët.

Etiketa: Greqishqiptari ne Greqi

Lajme të lidhura

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Para
Ervin Salianji: Burgosja ime politike për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës

Ervin Salianji: Burgosja ime politike për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026

07:31 - 13/05/26
“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com