GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me varka duke rrezikuar jetën, rritet numri i shqiptarëve që ikin në Angli (VIDEO)

19:45 - 08/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me varka duke rrezikuar jetën, rritet numri i shqiptarëve që ikin në Angli (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, policia Kufitare ka raportuar se po punon për të ndaluar kontrabandistët që dërgojnë të rinjtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet në këtë vend thonë se shifrat e emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla është rritur ndjeshëm. Për shumë të rinj në Shqipëri, Britania e Madhe është një vend që iu jep mundësi për një jetë më të mirë.

Në Shqipëri policia kufitare ka rritur kontrollet për të parandaluar të rinjtë që largohen drejt Greqisë e më pas drejt Francës, me synimin përfundimtar të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike thonë se numri i emigrantëve shqiptarë që futen në vend me varka të vogla është rritur. Ndërkohë policia shqiptare thotë se po punon që të ndalojë këtë fenomen.

Drejtori i Policisë Kufitare thotë se kontrabandistët përdorin çdo mundësi për të fituar sa më shumë, ndërsa komenton edhe një video të postuar në rrjetin social “Tik Tok”, ku duket një grup të rinjsh nga Shqipëria që kalojnë me gomone nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më tërheqëse dhe ka shumë arsye pse është tërheqëse për momentin. Shumica e kontrabandistëve po përpiqen të gjejnë pikën më të dobët të sistemit”, thotë zoti Saimir Boshnjaku, Drejtor i Policisë Kufitare.

Për njerëzit në Shqipëri, Britania e Madhe është një perspektivë tërheqëse.

“Unë mendoj se ka mundësi më të mira atje sepse ne jemi një vend më i vogël. Është më mirë të shkosh atje dhe të jetosh”, thotë një i ri në Tiranë.

Britania e Madhe ka njoftuar plane për të përshpejtuar deportimin e azilkërkuesve shqiptarë, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë./ VOA

Etiketa: Shqiptar

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Kush ishte mbretëresha Elizabeth II dhe çfarë do të ndodhë pas vdekjes së saj

Kush ishte mbretëresha Elizabeth II dhe çfarë do të ndodhë pas vdekjes së saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Breaking Views

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26

Pranë Parlamentit dhe Xhamisë së Namazgjasë vijon të hidhet molotovë e gaz lotsjellës. Nga pamjet shihet një moment shumë shqetësues...

Lexo më shumë
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com