GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ME VIDEO, ja si policët malazezë dhunuan barbarisht Petraq Milon

18:45 - 21/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ME VIDEO, ja si policët malazezë dhunuan barbarisht Petraq Milon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto pamje janë përtej çdo normaliteti. Mediat malazeze kanë publikuar të tjera pamje nga dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti. Videoja prej 34 sekondash tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë.

Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malazeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!

Milo dëgjohet duke folur shqip dhe anglisht.

“Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë,”- thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet. Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të ulërasin fëmijët.

“Oo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit,”- thonë ata. Efektivi më pas hap derën dhe e nxjerr Milon zvarrë nga makina.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre.

Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Sot u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Etiketa: dhunaKryesore1Petraq Milopolicia malazeze

Lajme të lidhura

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare
Aktualitet

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer
Aktualitet

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26
Para
Berisha: Rama bie me revolucion

Berisha: Rama bie me revolucion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com