GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Më vodhën fëmijërinë”/ Trondit ylli i ekranit: U abuzova seksualisht në shkollë

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më vodhën fëmijërinë”/ Trondit ylli i ekranit: U abuzova seksualisht në shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Modelja me famë botërore Paris Hilton ka bërë një rrëfim tronditës në lidhje me fëmijërinë e saj. Ylli i ekranit tregoi se ishte abuzuar seksualisht teksa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme. Sipas saj, episodet e hidhura nisën në vitet 90’.

41-vjeçarja, tha se fëmijëria e saj ishte ‘vjedhur’ nga abuzimi në shkollën ‘Provo Canyon’, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare  dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.

Shumë vonë natën, do të ishte ora rreth tre ose katër e mëngjesit, ata më merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminimet mjekësore. Kjo nuk ishte as me një mjek. Ishte me disa anëtarë të ndryshëm të stafit. Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek dhe ishte vërtet e frikshme. Është diçka që e kisha lënë mënjanë për shumë vite. Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një e rritur, ky ishte padyshim abuzim seksual.

Lidhur me këtë Paris shkroi në llogarinë e saj në Twitter se:

Është e rëndësishme të hapesh për këto momente të dhimbshme, në mënyrë që të shërohem dhe të ndihmoj për t’i dhënë fund këtij abuzimi. Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por edhe për të mbijetuarit e tjerë. U dhunova dhe po qaj teksa shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë time dhe më vret që kjo po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm.

Qendra e trajtimit të adoleshentëve, ku një qëndrim 12-mujor kushton deri në 300,000 dollarë, është përballur me akuza të mëparshme për rrahje, drogë dhe abuzim seksual me klientët e saj. Hilton fillimisht doli kundër institucionit në dokumentarin e saj të vitit 2020 “This Is Paris” dhe ia doli të nxiste rregullore të reja, më të rrepta për shkollat ​​për adoleshentët me probleme.

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton duket se është miqësuar së fundmi shumë me një përdorues TikTok-u, i cili i ka treguar asaj se e ka grabitur në vitin 2007. Paris e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ai i kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.

Etiketa: ekranmodeleparis hilton

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Dyshime për sabotim? Zbulohet rrjedhje në tubacionin e naftës që lidh Rusinë me Gjermaninë

Dyshime për sabotim? Zbulohet rrjedhje në tubacionin e naftës që lidh Rusinë me Gjermaninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia...

Lexo më shumë
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com