GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më vrau mamanë ky qeni”/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Konispol – Hetimet dhe dëshmitë

12:43 - 16/08/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 6 min
A A
“Më vrau mamanë ky qeni”/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Konispol – Hetimet dhe dëshmitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Më vrau mamanë ky qeni”! Kjo ishte britma që lëshoi Klemendin Islamaj pasi u ndesh mëngjesin e 6 Gushtit me trupin e së ëmës mbuluar me gjak dhe shtrirë në korridorin e banesës, në fshatin Shalës të Konispolit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Gijotina”, 40-vjeçari e ka parë veten më pas në shoqërinë e banorëve të tjerë të fshatit, të cilët kanë dëshmuar se ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai ka treguar se i ati e goditi me një gotë që mbante në dorë pasi i pohoi se i kishte vrarë të ëmën. Më pas, rrëfen se e qëlloi babanë grushta dhe shkelma në kushtet e tronditjes psikologjike. Pas goditjeve të marra, 69-vjeçari Hysen Islamaj humbi jetën.

Ngjarja

Referuar hetimeve, salla operative e Komisariatit të Policisë Sarandë është njoftuar për vrasjen e dyfishtë në orën 06:11, ndërsa më pas një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në oborrin e banesës, pranë shkallëve, është gjendur i pajetë dhe me dëmtime si ato të shkaktuara nga përdorimi i dhunës fizike Hysen Islamaj, ndërsa në korridorin brenda banesës është gjendur e pajetë dhe me dëmtime në pjesën e kokës nga mjete prerëse trupi i Shano Islamajt.

Nga këqyrja në këtë banesë, në vende të ndryshme, janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut, një sëpatë, një thikë, një kapele, një copë gote qelqi – që janë marrë si prova materilae nga grupi hetimor.

Në vendngjarje është gjetur edhe dajli i çiftit të vdekur, Klemendin Islamaj, i cili u shoqërua më pas në komisariatin e Sarandës.

Në cilësinë e personit që tregojnë rrethanat e hetimit janë pyetur 8 persona, dëshmitë e të cilëve kanë formuar për hetuesit dinamikën e ngjarjes.

Banesa ku ndodhi ngjarja

Sipas dosjes hetimore: Nga këto deklarime, në mënyrë përmbledhëse ka rezultuar se shtetasi Klemendin Islamaj, rreth orës 06:00 të kësaj date, pasi ka dalë nga shtëpia, ka qenë duke pirë kafe së bashku me shokun e tij, shtetasin E.D, në lokalin e shtetasit S.M, i cili ndodhet afër banesës së Islamajve dhe në një moment nga ajo banesë, janë dëgjuar të bërtitura njerëzish. Pas këtij momenti, Klemendin Islamaj është ngritur nga lokali dhe ka shkuar menjëherë në drejtim të banesës dhe ka dalë prej saj pas disa minutash, duke kërkuar ndihmë si dhe duke përdorur shprehjen “Më vrau mamanë ky qëni”.

Pas kësaj, thuhet më tëj në dosje: në banesën e tij kanë shkuar shumë persona të afërm dhe bashkëfshatarë të familjes, të cilët kanë gjetur të shtrirë në oborr dhe në banesë, të dëmtuar dhe të gjakosur dhe me shenja të pakta jete, trupat e shtetasve Hysen dhe Shano Ismalaj. Të gjithë këta persona pohojnë se e kanë gjetur shtetasin në gjendje të rënduar psikologjike dhe duke e akuzuar të atin e tij, si autor të vrasjes së nënës së tij. Disa prej deklaruesve kanë pohuar faktin se, prej disa vitesh shtetasi Hysen Ismalaj ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj gruas së tij Shano për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor.

Klemendin Islamaj

Dëshmia

Në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e mbrojtësit ligjor, është pyetur Klemendin Islamaj, i cili ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen e ndodhur.

“Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time. Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorin tim dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i S.M., pasi e kisha lënë me shokun tim E.D. nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.

Kur kam shkuar tek lokali, E.D. e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit A.M.. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi N.T., i cili u ul së bashku me ne në tavolinë. Pas rreth 2-3 minutash që Nuriu u ul në tavolinë me ne, kam dëgjuar zhurma, si të bërtitura njerëzish, që vinin nga drejtimi i shtëpisë sime. Nuk arrita dot ta fiksoj se kush pjesëtar i familjes ishte duke bërtitur. U shqetësova nisur nga fakti që dhe shoku im Erjoni më tha që këto zhurma vijnë nga shtëpia ime. Menjëherë mora motorrin tim dhe jam nisur për tek shtëpia ime”, thotë 40-vjeçari në dëhsminë e tij dhenë për grupin hetimor.

Vrasja e babait

“Kur arrita tek shtëpia, në oborrin e saj, nuk ishte asnjë person. Lashë motorin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte. Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë ‘se çfarë kishte bërë’ dhe ai mu përgjigj: ‘Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju’ dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora”, thotë më tej 40-vjeçari.

“Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë. Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete. Më moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës. Kam fiksuar që aty pranë u ndodh dhe më dëgjoi shtetasi I.A., banor i fshatit Shalës, i cili ishte së bashku me shtetasin I.Z.. Pas thirrjeve të mia për ndihmë, të parët në banesë kanë ardhur shtetaset M.T. dhe M.D. dhe pas tyre shumë banorë të fshatit dhe familjarë të mi. Dua të them se personave që erdhën për të ndihmuar u kam pohuar se babai im kishte vrarë nënën time, ndërsa për babanë nuk mbaj mend në i kam thënë gjë apo jo”, vijon më tej dëshmia e 40-vjeçarit.

“Babai dhunonte mamanë”

Përsa u përket konflikteve në familje, deklaruesi ka pohuar se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor.

Në këto kushte, në orën 19:30 të ditës së ngjarjes, është bërë arrestimi në flagrancë i Klemendin Islamaj, i cili akuzohet për “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Pas arrestimit, gjykata e Sarandës vendosi masën e arrestit në burg për 40-vjeçarin duke pranuar kërkesën e prokurorisë. Mbrojtja nga ana tjetër, kërkoi një masë sigurie më të lehtë.

Etiketa: Hysen IslamajKlemendin IslamajKonispolKryesore1Shano IslamajVrasje

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Skandali i Onkologjikut/ Vokshi: Padi në SPAK për vrasje me dashje ndaj Edi Ramës, dhe ministrave të Shëndetësisë

Skandali i Onkologjikut/ Vokshi: Padi në SPAK për vrasje me dashje ndaj Edi Ramës, dhe ministrave të Shëndetësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com