GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Media amerikane: I korruptuari Rama u influencua nga kinezët…

13:24 - 29/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Media amerikane: I korruptuari Rama u influencua nga kinezët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat amerikane i rikthehen mega-skandalit të Charles McGonigal.

Këtë herë është revista e njohur ‘American Thinker’, e cila shkrua se familja Biden dhe konkretisht djali i tij, Hunter është i implikuar në dy afera, ku shfaqet roli i agjentëve të korruptuar të FBI-së. Njëra aferë ka në qendër Ukrainën, kurse tjetra Shqipërinë.

Duke u ndaluar në rastin shqiptar, John O’Connor shkruan se kjo çështje doli në dritë pas aktakuzës ndaj ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

O’Connor është një ish-prokuror, avokat për çështje të famshme, si ajo e ‘Watergate’, dhe autor i disa librave të suksesshëm.

“Rasti i dytë i korrupsionit që doli në dritë është aktakuza e ish-agjentit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së,Charles McGonigal. Ndërsa ishte kreu i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018, dhe më pas, ai kishte marrëdhënie të pazbuluara korruptive ku shfaqen shuma të mëdha pagesash me para në dorë, si me agjentët e kryeministrit të korruptuar shqiptar, Edi Rama, ashtu edhe me agjentët e oligarkut rus, Oleg Deripaska, të cilin prokurori i posaçëm i ‘Russiagate’, Robert Mueller e ka shpallur si një njeri të lidhur ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dyja rastet janë qartësisht histori tronditëse të një agjenti të lartë të FBI-së, që përdor pozicionin e tij për të çuar përpara interesat e kundërta të rivalëve të huaj,” shkruan autori.

“McGonigal mori para nga agjenti i Oleg Deripaskës për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve të SHBA kundër tij dhe për të hetuar një oligark rival, të dy të ngarkuar me përdorimin e burimeve të inteligjencës amerikane.

Ai gjithashtu mori para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare për të bindur kryeministrin e korruptuar Rama që të mos jepte kontrata për shpimin e naftës për disa kompani ruse dhe t’i drejtonte ato te kompanitë me të cilat ai ishte i lidhur. Cilat ishte një prej kompanive? Duket se ka qenë kompania energjetike kineze CEFC.

Një hallkë kyçe e theksuar në padinë e McGonigal për kryeministrin shqiptar ishte një person i paidentifikuar, që në fakt është Dorian Duçka. Duçka ishte i punësuar nga firma globale kineze e energjisë CEFC; ai ishte kaq i afërt me kryeministrin Rama, sa mbante titullin e ‘këshilltarit të investimeve’ të Shqipërisë. Duket se CEFC po e ndikonte në mënyrë korruptive Ramën për të marrë kontrata shpimi.

Hunter Biden gjithashtu ishte nën kujdesin e CEFC, një zyrtar i së cilës i dha atij një diamant 3.16 karat dhe 100 mijë dollarë për blerje. Hunter dhe bashkëpunëtorët e tij fituan me lehtësi më pas 5 milionë dollarë duke rregulluar shitjen e aseteve amerikane dhe kanadeze te CEFC, shitje që duhej të ishin miratuar nga agjencitë qeveritare amerikane.

Kujtojmë se Tony Bobulinski pohoi, duke iu referuar marrëdhënieve mes tij dhe Hunter Biden me kompaninë CEFC, se 10 përqind shkonte për ‘Djalin e madh’, për të cilin ai pretendon në mënyrë mjaft të arsyeshme se ishte Joe Biden.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara paditën zyrtarin e CEFC, Patrick Ho, për përpjekjen për të korruptuar zyrtarët në Çad dhe Ugangë për të marrë kontrata për shpimin e naftës për CEFC. Kë telefonoi Ho të parin pas arrestimit? James Biden, vëllain e Joe Biden.

Shumë shpejt, Hunter e përfaqësoi Ho, duke punësuar avokatin e mbrojtjes penale të Ho, Ed Kim. Kim e pyeti Hunter për emrat e disa zyrtarëve të FBI që i njihte. Ne nuk i dimë emrat e tyre, por është logjike që një prej tyre të ishte agjenti i FBI-së i ndikuar nga CEFC, Charles McGonigal.

Kujtojmë se kanali i McGonigal për Ramën ishte Dorian Duçka i CEFC.

Në laptopin e Hunter-it ka një zinxhir email-esh me grupin e tij të CEFC për ‘përkujdesjen me shpërblim’ për Dorian Duçkan për ndihmën e tij në fillim.

Duket se një aktivitet madhor i CEFC ishte prokurimi korruptim i aseteve të energjisë për importuesin e uritur për energji, Kinën. A besonte CEFC se po blinte ndikim në qeverinë e SHBA përmes Hunter-it? Ky është sigurisht një përfundim i mundshëm. CEFC tani e ka deklaruar veten të falimentuar, sanksione që nuk ndodhin nëse qeveria kineze nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Nxehtësia publike rreth CEFC-së, vecanërisht pasi u zbulua laptopi i Hunter-it, ishte qartësisht e tepërt edhe për Kinën”, thekson investigimi.

 

Etiketa: kinezeKryesore1MEDIARama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Casillas i del në mbrojtje De La Fuentes

Casillas i del në mbrojtje De La Fuentes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com