GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Media britanike: Mafia shqiptare dominon Europën, koka në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Media britanike: Mafia shqiptare dominon Europën, koka në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga revistat më të mëdha dhe më të njohura jo vetëm në Britaninë e Madhe, publikoi sot një analizë ku thekson se mafia shqiptare ka marrë nën kontroll rrjetin e trafikut në Europë.

Analisti i revistës ‘Spectator’, Gavin Mortimer shkruan se zgjidhja është: të shtypet koka e mafias në Shqipëri.

“Amerika duhet të bëhet e ashpër kundër karteleve meksikane të drogës, deklaroi në fillim të këtij muaji, ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr. Duke i krahasuar me ISIS-n, ai mbështeti një rezolutë të përbashkët nga dy senatorë republikanë, që i jep presidentit amerikan autoritet për të dërguar ushtrinë amerikane kundër karteleve në Meksikë.

Dështimi për të bërë këtë, paralajmëroi ai, do t’i lejonte kartelet të vazhdojnë të përmbysin SHBA-në me ‘drogat e tyre vdekjeprurëse në shkallë industriale’. Strategjia e Amerikës kundër drogës ishte e paefektshme, tha ai, ‘ajo e lë të paprekur zinxhirin e furnizimit të drogës… përparimi i vërtetë kërkon një sulm agresiv ndaj furnizimit me drogë në burimin e saj. Koka e gjarprit është në Meksikë’.

Europa duhet të zbatojë një qasje të ngjashme nëse dëshiron të zgjidhë krizën e emigrantëve. Marrëveshja e rënë dakord javën e kaluar mes Britanisë dhe Francës për të trajtuar krizën e anijeve të vogla në Kanal nuk do të ketë sukses më vete, sepse nuk e sulmon krizën në burimin e saj.

Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron janë të vetëdijshëm për këtë. Në deklaratën e përbashkët të publikuar në përfundim të samitit të së premtes në Paris, kishte një zotim për të ‘forcuar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin për një sërë kërcënimesh’, duke përfshirë këtu terrorizmin, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar të lidhur me emigracionin.

Është e dukshme që ka pasur një ndryshim në retorikën e Sunak gjatë javëve të fundit. Qoftë gjatë seancës së pyetjeve, qoftë duke vizituar një qendër kontrolli në Dover apo duke folur në samitin anglo-francez në Paris, Sunak ka përsëritur se çelësi për të goditur krizën e emigrantëve është ‘thyerja e ciklit të bandave kriminale’.

Koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në Perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar, qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani.

Pikat më të forta të mafies shqiptare janë, sipas policisë belge, ‘disiplina, besueshmëria dhe profesionalizmi i gangsterëve (dhe aftësia për t’u lidhur)… veçanërisht shpejt me organizatat e tjera kriminale’.

Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilat furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Europë.

William Barr tregoi se si kartelet meksikane përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të ngulitur veten. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 përqind e emigrantëve që arrinin në BE, përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafian italiane, shqiptarët, sipas një instituti francez, kanë korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj cilësisë së letrave false apo edhe ndihmojnë në nxjerrjen e tyre”, thekson revista e njohur.

 

 

Etiketa: BritaniKryesore1mafiaShqiperi

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
KAS rrëzon Lëvizjen Bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje

KAS rrëzon Lëvizjen Bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com