GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Media greke: Rama pa ambient për takimin në Athinë, kryebashkiaku i refuzon kërkesën

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Media greke: Rama pa ambient për takimin në Athinë, kryebashkiaku i refuzon kërkesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Athinë vazhdojnë ende kërkimet për të gjetur një hapësirë për tubimin e Kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare të dielën më 12 Maj.

Media greke “Protothema” shkruan se deri më tani nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për takimin e Kryeministrit shqiptar.

“Edi Rama është ‘i pastrehë’ deri tani, pasi rezervimi i Stadiumit të Paqes dhe Miqësisë duket se nuk po ecën mirë për t’u grumbulluar aty. Kërkimi për një hapësirë kishte nisur me Teatrin e Krishtlindjes, por që u bllokua me kërkesë të kryebashkiakut”, shkruan Protothema.

Artikulli vijon duke thënë se deri mëngjesin e sotëm, shqiptarët në Athinë nuk kishin bërë kërkesë zyrtare me shkrim për të rezervuar një hapësirë dhe të mblidhej bordi ta shqyrtonte.

Sipas Protothema, një mundësi është salla “Melina Merkouri” që ka një kapacitet të vogël prej rreth 1000 personash, por kërkesa nga pala shqiptare është për një sallë me 4000-5000 vende.

“Pala shqiptare kërkoi verbalisht stadiumin e Olympiakos por nuk e bënë kërkesën me shkrim”, shkruan Protothema.

Një ditë më parë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vizita në Athinë e Ramës është e panevojshme, megjithatë shtoi se nuk mund ta pengojnë.

Pas Mitsotakis reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, që theksoi se vizita e tij në kryeqytetin grek nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet për Parlamentin Europian apo ndonjë narrativë tjetër specifike që zgjon interesin e politikanëve grekë. Kreu i qeverisë thotë se vizita e tij ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e “për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin ‘Shqipëria 2030’”.

Tensionet mes Athinës dhe Tiranës zyrtare kanë qenë në rritje që pas arrestimit të Fredi Belerit, përfaqësues i komunitetit grek në vendin tonë.

Etiketa: AthineEdi RamaGreqiProtothemaRama

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët
Breaking Views

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26
Para
Alarmante! 891 të mitur u proceduan penalisht vitin e kaluar, shifrat në rritje vit pas viti

Alarmante! 891 të mitur u proceduan penalisht vitin e kaluar, shifrat në rritje vit pas viti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në përpjekje për...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

20:22 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com