GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ja kur hapet qendra për refugjatët në Gjadër”. Manuali për personelin italian: Shmangni filtrimin me gratë shqiptare

09:14 - 06/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pamjet – Kampi për refugjatët në Shëngjin si burg i sigurisë së lartë

Pamje nga kampi në Gjadër

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç u bë e ditur dhe më herët, është shtyrë hapja e kampit në Gjadër, ku do të strehohen emigrantë që do dërgohen nga autoritetet italiane.

“Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht”, raporton “La Repubblica”.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, ‘La Repubblica’ raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit.

Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.

Manuali i publikuar nga ‘La Reppubblica’, nis me parantezën: ‘Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme’.

Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq“. Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.

Të tjera udhëzime të bëra publike nga ‘La Repubblica’ janë:

– Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.

– Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.

– Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste . Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër mund të reagojë në një mënyrë të keqe.

– Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni qëndrimet “në mbrojtje”

– Në Shqipëri nuk ekziston fanatizmi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.

– Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.

– “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët flasin dhe kuptojnë italisht!”.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Etiketa: gjaderKryesore1marreveshja Rama-Melonirefugjate

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Sherr me sende të forta brenda lokalit, shpallet në kërkim 44-vjeçari

Krim brenda familjes në Konispol/ Burri vret gruan, më pas humb jetën pas sherrit me djalin (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com