GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Media italiane për kuqezinjtë: Të duam shumë Itali, por s’të kemi frikë…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në Euro 2024, Sylvinho rrëfen emocionet: U realizua ëndrra e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëra prej të përditshmeve më të shitura sportive në Itali, ‘la Gazzetta dello Sport’, i ka kushtuar dy faqe të plota në numrin e sotëm Kombëtares shqiptare.

Lidhja mes dy vendeve nuk ka të bëjë vetëm me vendndodhjen gjeografike, pasi për të na bashkuar edhe më shumë kanë menduar lojtarët e shumtë shqiptarë, të cilët militojnë në Serinë A italiane.

‘Flasin italisht, mendojnë si italianët dhe dashurojnë Italinë’, nis reportazhi i gazetës së njohur rozë, e cila menjëherë citon lojtarin kryesor të Shqipërisë, Berat Gjimshitin: “Duhet ta kenë të qartë se nuk i trembemi askujt.

Është e vërtetë se Italia është e fortë, ka histori dhe është favorite. Por në futboll kemi parë se surprizat janë të shumta”.

Pasi tregon se në vitet e fundit Gjimshiti është stërvitur në Kombëtare nga emra si De Biazi, Panuçi dhe Reja, ‘Gazzetta’ thekson se edhe çantat e shumta të zbarkuara nga magazinierët shqiptarë në ‘Tardini’ të Parmës kanë diçka italiane… janë të sponsorit teknik të Shqipërisë, ‘Macron’ (edhe kjo italiane).

Më tej ‘Gazzetta’ nxjerr në pah faktin se plot 9 lojtarë të Shqipërisë luajnë në Serinë A italiane, ndërsa tregon se plot tre bashkëpunëtorë të Silvinjos janë italianë.

Bëhet fjalë për përgatitësin atletik Luka Laurenti (nga Terni), për analistin e takimeve Alariko Rosi (nga Siena) dhe mjekun Xhanluka Stesina (nga Torino).

Gazetarëve italianë u kishte bërë përshtypje italishtja e rrjedhshme e shefit të marrëdhënieve me mediat në FSHF, Fatjon Kodra.

“Ky i fundit, ashtu si eprori i tij e flasin mjaft mirë gjuhën tonë”, thuhej në reportazh.

“Dashuroj vendin tuaj, aty ku më parë gjetëm strehë kur ishim në vështirësi. Ishim të varfër dhe kërkonim punë.

Tani udhëtoj shpesh me destinacion Milanon, Bergamon, Romën, Empolin dhe disa qytete të tjera.

Vij për të parë djemtë tanë, nuk jetoj dot pa futboll dhe… makarona.

Edhe në shtëpi gatuaj sikur të isha në grumbullim edhe pse pjatat tona tradicionale janë fasulet, mishi dhe mbi të gjitha pula e pjekur”, tregon Armando Duka.

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit pohon se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me homologun e tij italian.

“Ruaj raporte të mira me Gravinën. Erdhi në Tiranë në shkurt pasi asistoi në ceremoninë kushtuar Paolo Rosit. Udhëtoi drejt vendin tonë së bashku me zonjën Rosi, Sakin, Tardelin dhe Kabrinin.

Ai event preku shumë tifozë të Milanit, të cilët janë të shumtë në numër në Shqipëri edhe pse kohët e fundit Asllani po shton shumë internistët”, tregon Duka.

Etiketa: Italikuqezi

Lajme të lidhura

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait
Sport

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën
Sport

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Para
Rrahën me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin, dorëzohen katër të rinjtë

Rrahën me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin, dorëzohen katër të rinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se një qeverisje e ardhshme e PD-së do të godasë me zero tolerancë...

Lexo më shumë
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26
Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com