GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Media kosovare: Pse kamarierët në Shqipëri sillen si ‘idiotë’?

10:51 - 19/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Media kosovare: Pse kamarierët në Shqipëri sillen si ‘idiotë’?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Media kosovare “Periskopi” i ka kushtuar një artikull shërbimit gjatë sezonit turistik në Shqipëri. Në artikull flitet për kamarierët shqiptarë dhe për mënyrën sesi ata ‘zhvasin’ klientët dhe ‘vetëmbajnë’ bakshishet. 

SHKRIMI I PLOTE: 

Eksperiencë personale. Nuk është se kërkuam diçka ekstra, as nuk patëm ndonjë sjellje të ngrysur… nuk i ofenduam, nuk i shikuam mrroltë, asgjë… Nuk e kishim të qartë pse ajo sjellje, ishte sikur po i pengonte ekzistenca jonë dhe sikur restauranti ishte i hapur për një lloj të caktuar njerëzish dhe ne nuk i përmbushnim standardet.Krejt kjo ndodhi në një udhëtim për fundjavë në Gjirin e Lalëzit me shoqëri, derisa qëllimi ynë i vetëm ishte të kalonim dy ditë të qeta, relaksuese, duke mos e futur fare në ekuacion faktin se mirëqenia jonë do të mbetej nën hijën e disa kamarierëve idiotë.

Ishim pesë persona, por dy prej nesh udhëtuam një ditë më vonë se pjesa tjetër e grupit. Pas një dite relaksuese në plazh, vendosëm të ulemi për të ngrënë diçka në njërën prej bareve në afërsi të plazhit.

Kamarierët nuk patën kurrfarë lloj interesi të na bëjnë të ndihemi të mirëseardhur… nga bisedat që kishim mes shokëve, u parashtrua arsyetimi ‘po këta nuk janë kamerierë të vërtetë, janë vetëm sezonal dhe andaj nuk u intereson shumë.’ Epo, në asnjë manual askund nuk shkruan që kamarierët jo të vërtetë duhet të sillen si idiotë.

Ndiheshim të tepërt sa herë që ngrisnim dorën për të bërë një porosi të re… krijohej një ndjesi kolektive e energjisë negative e cila transmetohej nga ato pak sekonda sa qëndronte kamarieri në afërsi të tavolinës tonë. Personalisht i ofrova 1 mijë lekë për një pagesë prej 900 lekësh dhe po prisja kusurin. Me shumë kënaqësi do ta qerasja me një bakshish modest prej 100 lekësh shërbyesin, por ajo as që vinte në shprehje pas atij shërbimi absolutisht katastrofal.

Në fakt, në faturën e njërit prej shokëve me të cilin kisha udhëtuar, figuronin tre pije më shumë se që kishte porositur. Kur iu ankuam për pijet e tepërta në faturë, kamarieri në fjalë reagoi me hamendësim dhe tha se do ta rregullonte tash. Në rregull, ia ofrova unë 1 mijë lekë për një pagesë prej 900 lekëve por u befasova kur ai më ktheu vetëm 30 lekë, sikur ishte gjithçka në rregull.

Kur i thashë se kusuri ishte 100 lekë, jo 30, ai me një arrogancë të pabesueshme, më tha ‘a do t’i lë të gjitha free, mos i paguaj fare.’ Por kjo nuk është e tëra, në të njëjtën fundjavë, një familjar i imi kishte udhëtuar drejt Dhërmisë, ku ishte njoftuar me jo njerëzillëkun e pashoq të kamerierëve atje.

Familjari në fjalë kishte kërkuar një picë margarita në një restaurant afër plazhit, duke kërkuar me mundësi të servohej me disa ullinj ekstra. Kamarieri në fjalë i kishte thënë, ‘a janë ullinjt në menu’, kjo ishte përgjigjur me ‘jo’, teksa i pari kishte shtuar ‘e çka dëshiron pra… ne bëjmë 10 mijë euro në ditë, e po kemi kohë me u marrë me kërkesat e tua…’

Nëse ndonjë kamarier i tillë e lexon këtë… ju lutem mjaft u sollët si idiotë. Nëse nuk jeni të lumtur me punët e juaja, nuk ua kemi borgj ne atë lloj sjelljesh. Ose nëse nuk jeni kompetent për të kryer një punë të tillë, thjesht mos e bëni, pasi mund t’i kushtoni me humbje klientësh pronarëve tuaj, të cilët nuk e besoj se kanë llogari të humbin klientë shkaku i idiotësisë suaj.

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Ekipi kuqezi Olimpik zbret në Tokio, shqiptarët besojnë te fitorja e medaljeve

Ekipi kuqezi Olimpik zbret në Tokio, shqiptarët besojnë te fitorja e medaljeve

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com