GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore në sektor, sipas raportit vjetor mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend, publikuar më 12 mars.

“40.6% e gazetarëve raportojnë se kanë përjetuar kërcënime ose kanosje në lidhje me punën e tyre gjatë vitit 2025”, theksoi raporti i publikuar për mediat.

Gjetjet e raportit tregojnë se presionet ndaj gazetarëve nuk lidhen vetëm me kërcënimet e drejtpërdrejta, por edhe me klimën e frikës që ndikon në mënyrën se si ata raportojnë për çështje me interes publik.

“68% e gazetarëve deklarojnë se janë ndjerë të kufizuar në raportim për shkak të frikës nga censura ose hakmarrja”, vihet theksi.

Raporti vjetor “Ndjekja e progresit të Shqipërisë në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në përputhje me standardet e BE-së” është publikuar “BIRN Albania” në partneritet me “SCiDEV”, Qendrën “Faktoje” dhe analizon zhvillimet kryesore që kanë ndikuar mjedisin mediatik në vend gjatë vitit 2025. Studimi shqyrton çështje që lidhen me sigurinë e gazetarëve, pluralizmin e medias, rregullimin e sektorit, mbulimin e zgjedhjeve dhe kushtet e punës në media.

Raporti mbështetet gjithashtu në një sondazh të realizuar me 106 gazetarë në vend, përmes të cilit janë analizuar perceptimet e tyre mbi lirinë e medias, presionet në raportim dhe kushtet e punës në sektor.

Një nga momentet më të ndjeshme për median gjatë vitit ishte periudha e zgjedhjeve parlamentare të majit 2025, e cila sipas raportit shërbeu si një test i rëndësishëm për lirinë e medias dhe aksesin e gazetarëve në informacion.

“Rreth 70% e gazetarëve që mbuluan fushatën raportuan vështirësi në aksesin në informacion”, shkruan raportimi.

Raporti evidenton gjithashtu se gjatë vitit janë dokumentuar dhjetëra raste shkeljesh ndaj gazetarëve, përfshirë kërcënime, ngacmime në internet dhe forma të tjera presioni, duke reflektuar sfidat e vazhdueshme për sigurinë dhe pavarësinë e profesionit.

“Gjatë vitit janë dokumentuar 42 raste shkeljesh ndaj gazetarëve, përfshirë kërcënime, ngacmime online dhe forma të tjera presioni”, vihet më pah.

Megjithëse raporti vëren disa hapa institucionalë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe mekanizmave të mbrojtjes për gazetarët, autorët theksojnë se mjedisi i medias në Shqipëri vazhdon të ndikohet nga probleme strukturore që lidhen me presionin politik, përqendrimin e pronësisë së mediave dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët.

Gjetjet e raportit tregojnë se gazetarët në Shqipëri përballen njëkohësisht me kërcënime, presione në raportim, vështirësi në aksesin në informacion dhe pasiguri në kushtet e punës.

Raporti përfundon me rekomandime për forcimin e mbrojtjes ligjore për gazetarët, rritjen e transparencës së pronësisë së mediave dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektor, si hapa të domosdoshëm për të garantuar një mjedis mediatik më të lirë dhe në përputhje me standardet europiane./ Amfora.al

 

Etiketa: Kryesore1liriMEDIA

Lajme të lidhura

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Para
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com