GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat belge: Një klan shqiptar do të vriste prokurorin e Mbretit në Bruksel

18:08 - 18/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat belge: Një klan shqiptar do të vriste prokurorin e Mbretit në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil, raporton Le Soir.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.

Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil.

Prokuroria Federale. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmimin prej 1 milion eurosh.

Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria

Gjatë muajit korrik 2025, prokuroria federale është informuar nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.

“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë të kauar kriminale lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Dyshohet se ata janë aktivë brenda rrjeteve kriminale shqiptare,” thekson ministria publike.

“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari të ngarkuar me çështjen nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet.

Policia federale është angazhuar për disa muaj me radhë në këtë drejtim. Edhe brenda Prokurorisë Federale, disa prokurorë janë ngarkuar me ndjekjen e kësaj çështjeje.”

“Duhet mbrojtur më mirë policia dhe magistratët

Sipas të dhënave të Le Soir, ky kërcënim i një klani shqiptar nuk është i vetmi që ka në shënjestër Julien Moinil. Por ishte një kërcënim i konsideruar shumë serioz nga të gjitha shërbimet e sigurisë. Megjithatë, Prokuroria Federale nuk dëshiron të shpallë ende fitoren, pasi thekson: “Në këtë fazë, nuk është e mundur të konfirmohet ose të hidhet poshtë komploti për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.” Me fjalë të tjera, “hetimet vazhdojnë” ndaj tetë personave të arrestuar të martën.

“Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo ditë, pa pushim, kundër kriminalitetit të organizuar dhe që, për këtë arsye, bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale,” komenton Prokurorja Federale Ann Fransen. “Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, me kërkesë ndër të tjera të ministrisë publike, ka krijuar një grup pune ku marrin pjesë edhe prokurorë të Prokurorisë Federale, i cili po përgatit iniciativa ligjore.” shkruajne mediat belge.

gijotina.com/

Etiketa: belgjikemafia

Lajme të lidhura

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit
Sport

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Para
Vrasja e Stiven Toshkëzit, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhaj me 12 vite burg

Vrasja e Stiven Toshkëzit, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhaj me 12 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com