GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat gjermane: Rama mbetet një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia janë vetëm në letra

11:40 - 12/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Reportazhi i ZDF: A mund të pranohet në BE një vend autokratik me struktura mafioze?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermane përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt.  Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë  -portret i një antikonformisti të përhershëm” nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë.

“Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin”, shkruan NZZ.

Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri.

“Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve.” NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se “sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve. Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant.” 

Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se “më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik. [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media.”

Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar.

“Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama”, pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, “Dlf” në një kronikë të gjerë të fundjavës. “Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare.”

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vendi i NATO-s në rrugën e anëtarësimit në BE” ky është titulli me të cilin “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se kryeministri në detyrë mund të marrë mandatin e tij të katërt. Por pavarësisht ambicieve për në BE-së, politika e tij e brendshme është e kontestuar. “Sipas komisionit zgjedhor, rezultatet e para duhet të dalin të martën. Votimi i së dielës shihet si një test i rëndësishëm i disponimit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Gazeta “Zeit” i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. “Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..] Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga ‘të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane’. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon.“/DW

Etiketa: autoritarMEDIARama

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Përfundon numërimi në Pustec/ Ja kush fitoi me diferencë të thellë

Zyrtare/ Del rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com