GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat greke: Begaj kërkoi heqjen e flamurit tonë në Finiq, skandal

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat greke: Begaj kërkoi heqjen e flamurit tonë në Finiq, skandal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje një vizitë që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kreu të mërkurën në bashkinë e Finiqit.

Ajo është e njohur si zonë e banuar me minoritet grek. Vëmendja e mediave greke vjen edhe për shkak se të enjten këto zona i viziton kryeministri i tyre Kiriakos Mitsotakis. Ai do të shoqërohet edhe nga kryeministri Rama në Himarë dhe Dervician.

Por vizita e Begajt nuk ka shkuar ashtu siç duhej. Fillimisht u mësua se kishte pasur një ndryshim të axhendës së takimeve. Por Presidenca shqiptare nuk dha ndonjë sqarim.

“Protothema” shkruan se shkak për ndryshimet e takimeve është bërë prania e flamurit grek në hyrje të bashkisë së Finiqit.

Raportimi

“Sipas programit origjinal të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Koço. Mirëpo autokolona nuk u ndal tek bashkia. Mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së” – shkruan gazeta greke.

“Duhet theksuar se bashkia e Finiqit njihet zyrtarisht si “minoritet” nga autoritetet shqiptare, me të drejtën e mërgimtarëve të ekspozojnë lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj.

Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Alykos, ku ndodhet monumenti i emigrantëve Massios, Raftis, Kotsis dhe Mitros, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti 4 të rinjtë “Dëshmorë të Demokracisë”.

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek”.

Më tej në artikull shkruhet:

“Ky veprim ka zemëruar banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur Presidentin e Shqipërisë. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e 4 mërgimtarëve””.

“Zyrtarë të minoritetit grek thonë se presidenti shqiptar duket se nuk e di se në bashkitë e EEM – bazuar në ligjin për minoritetet – flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bajram Begaj “duhet të sillet si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste” – citon gazeta.

“Protothema” citon më pas edhe një shkrim në Facebook të ish-presidentit të Omonias, Leonidha Papa. Ai thotë se pas incidentit të Presidenti shqiptar nuk pranoi të shkojë në drekën e Begajt me “intelektualë” të minoritetit grek.

Etiketa: Bajram Begajfiniqmedia gregeProtothema

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Para
Ndërpritet derbi, tifozët godasin gjyqtarin

Ndërpritet derbi, tifozët godasin gjyqtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com