GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mediat greke i përgjigjen Erdoganit: Ushtria po bëhet gati për pushtim

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat greke i përgjigjen Erdoganit: Ushtria po bëhet gati për pushtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan ka bërë deklarata të forta në lidhje me raportet e Turqisë dhe Greqisë, në një kohë të tensionuar mes dy shteteve, ku flitet herë pas here edhe për ndonjë konflikt të armatosur për shkak të ishujve.

Ndërkohë që më herët tha se nuk e njihte më Mitsotakisin dhe nuk komunikonte më me të, Erdogani tha sot se edhe qeveria e tij do të ndërpresë raportet me Greqinë.

“Unë i kam shprehur edhe më herët qëndrimet e mia në lidhje me atë që po ndodh me Greqinë. U kemi thënë që nuk ka më takime me ta për aq kohë sa përballë nuk do të kemi politikanë të ndershëm dhe që mbajnë fjalën. Po ashtu u kemi thënë se nuk do të zhvillohen më mbledhje të nivelit të lartë këshillit strategjik. Takimi i planifikuar këtë vit nuk do të zhvillohet. Ky është një mesazh i qartë. Nga sot e tutje, Greqia të shohë hallin e vet dhe të kujdeset vetë për hallet e saj”.

Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishullin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.

“Protothema” raporton se ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë.

Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Luzanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë.

Ishulli Imia, i njohur nga turqit si “Kardak” ndodhet përballë tokës turke dhe në vitin 1996 aty mësynë forcat speciale të Turqisë duke hequr flamurin grek dhe vendosur atë turk. Situata u zgjidh par ndërhyrjes së amerikanëve, ndërkohë që Turqia dhe Greqia ishin të gatshme për të luftuar.

 

 

Etiketa: Erdoganmedia grekeTurqi

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Kandidonte për mandatin e deputetes, Nebijaj: Demokratët po zihen si gjelat për karriget e veta

Kandidonte për mandatin e deputetes, Nebijaj: Demokratët po zihen si gjelat për karriget e veta

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com