GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat greke: Si torturohej shqiptari nga policët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat greke: Si torturohej shqiptari nga policët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhunimi i një të burgosuri shqiptar nga 4 efektivë të policisë greke ka marrë përmasa të mëdha orët e fundit edhe në shtypin vendas. Kanalet e mëdha televizive, gazetat dhe portalet i janë referuar me hollësi dhe detaje torturave që i janë bërë 33-vjeçarit Sajmir Zefi i njohur edhe si Simos Prelas.

Katër efektivë policie që janë arrestuar, akuzohen se kanë torturuar dhe rrahur 33-vjeçarin gjatë transferimit të tij nga Selaniku në Athinë. I burgosuri është nisur drejt Kavallës pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Korydalosë ku po mbahet, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

Sipas mjekut ligjor, shenjat specifike ishin shkaktuar në 24 orët e fundit, para mbërritjes në burgun e Korydalosë. Vetë 33-vjeçari ka pohuar në mediat greke se gjithçka ka nisur në degën policore të Kavallës ku ishte transferuar për tu gjykuar nëntorin e kaluar kur është dhunuar nga një efektiv policie pa asnjë shkak dhe është dënuar me 5 muaj lirim pa kusht , pasi polici në fjalë e kishte paditur .

Katër muaj më vonë, i njëjti efektiv e ka vonuar me një ditë paraqitjen e tij në gjykatën e Kavallës për t’u gjykuar për dy shkelje ligji, dhe si rezultat gjykata e dënoi në mungesë. Gjithashtu para disa ditësh kur e kanë vizituar në Kavallë prindërit, babai i tij dëshmon se policët e kanë rrahur të birin në prani të tij, duke i thënë madje se  “do ta marrësh djalin në një arkë (arkivol)”.

Gjatë transferimit të tij për në Athinë nga Selaniku ai deklaron se policët e kanë mbajtur tetë orë të lidhur me pranga pas shpine , pa ujë dhe me një kaskë në kokë, me pretekstin se donte të dëmtonte veten. Edhe kur kanë mbërritur ,sipas dëshmisë të 33 vjeçarit ,është rrahur përsëri nga efektivët e policisë që e shoqëronin, ndërsa në mbrojtje të tij ka ndërhyrë vetë drejtoresha e burgut  të Korydalosë ,e cila u ndodh rastësisht pranë mjetit të transportit dhe kur policët kanë mësuar se kush ishte, kanë ndaluar goditjet.

Përpjekja për ta frikësuar dhe kërcënime të drejtpërdrejta që të mos flasë, ka marrë nga disa efektivë të policisë në Kavala edhe motra e tij.

Etiketa: grekeKryesore1mediattortura

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
E rëndë, gjendet i vdekur i burgosuri

E rëndë, gjendet i vdekur i burgosuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com