GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mediat kosovare: Kurti ‘ngacmon’ Ramën në takimin me mërgimtarët

10:27 - 02/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat kosovare: Kurti ‘ngacmon’ Ramën në takimin me mërgimtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ka pritur mbrëmë në një takim mërgimtarët e Kosovës. Në një pritje që u bëri mbrëmë mërgimtarëve, Kurti tha se ishte shënuar përvjetori i “Ballkonit të Hapur”, duke shtuar se ishte një vend i këndshëm për takime.

Ndërkohë që mediat kosovare e kanë quajtur këtë deklaratë të Kurtit, ‘kunj’ për kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar këtij të fundit ‘Ballkanin e Hapur’.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime.

E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, iu tha Kurti, mërgimtarëve.

Kryeministri më tej tha para emigrantëve është lavdëruar para mërgimtarëve për zhvillim e rritje ekonomike si dhe për progresin demokratik. “Kosova ka bërë përparim të dukshëm gjatë këtyre dy viteve të fundit. Që nga shpallja e pavarësisë përparimi ka qenë i theksuar si për popullin e shoqërinë ashtu edhe për shtetin edhe institucionet.

Ndërkaq, në këto dy vitet e qeverisjes sonë nuk ka raport ndërkombëtar kredibil, i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik. E sërish kur themi progresin tonë nuk e mendojmë vetën tonë, por e mendojmë edhe një herë popullin e shoqërinë, shtetin e institucionet e tij.

Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7.35% të bruto produktit vendor. Të hyrat tatimore janë rritur për 2/3, pa e ndryshuar politikën fiskale dhe eksportet e investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Sivjet pritet të jetë viti i parë kur eksportet do ta kalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, ka thënë ai.

Në këtë pritje, ku të ftuar ishin pjesëtarë e figura të ndryshme nga mërgata, artistë, veprimtarë, përfaqësues të shoqatave që veprojnë në mërgatë e përfaqësues të rinj politikë atje, bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministra e ministre të kabinetit qeveritar dhe zëvendësministra.

Etiketa: Albin KurtiEdi Rama

Lajme të lidhura

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Para
Zjarret/ Pas sulmeve të Ramës për drejtësinë, Balla takon Metanin

Zjarret/ Pas sulmeve të Ramës për drejtësinë, Balla takon Metanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com