GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mediatori i kujt?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediatori i kujt?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arbër Zaimi

Propozimi i Ramës për “konferencë ndërkombëtare” ku “mbyllen Vuçiçi e Kurti deri sa të gjendet zgjidhja” është një përpjekje për të anashkaluar dhe harruar marrëveshjen Bruksel – Ohër të arritur sivjet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas propozimit franko – gjerman.

Pra Rama po bën sikur nuk ekziston marrëveshja Bruksel-Ohër dhe po bën thirrje që të përpiqemi të gjendet një marrëveshje tjetër.

Pse e bën këtë gjë Rama, ne nuk e dimë. Na mbetet të hamendësojmë.

Një gjë e dimë, se po atë ditë kur Borrelli tha se ka marrëveshje obliguese mes Kosovës e Serbisë me garant BE-në, Vuçiçi doli e tha se nuk ka marrëveshje, mesazh që në forma të ndryshme e ka përsëritur vazhdimisht. Pra Vuçiçi është penduar fort që e ka pranuar marrëveshjen Bruksel – Ohër dhe po e saboton atë sa herë që mundet.

Lindin disa pyetje:

  1. A është Rama duke i paraqitur evropianëve kërkesën e Vuçiçit kur po bën thirrje për të gjetur një marrëveshje tjetër, pra për të vrarë propozimin franko-gjerman?
  2. Nëse po, pse e vendos Rama veten dhe Shqipërinë në funksion të dëshirës së Vuçiçit për t’i ikur marrëveshjes?
  3. A është ndalimi i iniciativës anti-Berlin, pra “Open Balkanit”, sakrifica në formë ryshfeti që Rama përpiqet t’u ofrojë francezëve e sidomos gjermanëve, në mënyrë që ata ta pranojnë vrasjen e marrëveshjes Bruksel – Ohër, dhe përpjekjen për një marrëveshje të re?
  4. Nëse po, a mendon Rama vërtet se Gjermania e Franca do t’ia pranojnë një ryshfet të tillë? Kur ato vetë garantuan publikisht se marrëveshja Bruksel-Ohër është detyruese për palët?
Etiketa: Arber ZaimiOpinion

Lajme të lidhura

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Opinion

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

17:12 - 18/11/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
Para
Ndeshja e veçantë/ Luhet Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Ndeshja e veçantë/ Luhet Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Procedohen penalisht 24 persona për protestën e ditës së martë
Aktualitet

Procedohen penalisht 24 persona për protestën e ditës së martë

19:10 - 18/11/26

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë procedimin penal të 24 personave gjatë protestës të zhvilluar ditën e martë...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores

19:01 - 18/11/26
Policia nuk lejon as protestë paqësore te Kryeministria, i shtyn me forcë qytetarët

Policia nuk lejon as protestë paqësore te Kryeministria, i shtyn me forcë qytetarët

18:44 - 18/11/26
Akuzohet për korrupsion, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

Akuzohet për korrupsion, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

18:18 - 18/11/26
Tenderi 4.1 milionë euro/ GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

Tenderi 4.1 milionë euro/ GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

17:57 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com