GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mediu apel qytetarëve: Të protestojmë jo për opozitën, por për familjet tona

12:48 - 07/10/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu apel qytetarëve: Të protestojmë jo për opozitën, por për familjet tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak orë nga nisja e protestës së opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu  ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe.

Në reagimin e tij, Mediu shprehet se sot shqiptaret do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë.

Sipas Mediut, ‘ky pushtet po hyn në çdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë”.

Deklarata

Sot shqiptarët do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur.

Sot nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë çdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve.

Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhëra dhe për interesa okulte klanore.

Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.

Asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë.

Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Votat blihen dhe vidhen me një ushtri patronazhistësh dhe banditësh, që bëjnë shantazh në emër të shtetit.

Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë.

Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës.

Pushteti gjyqësor përdoret si armë politike kundër opozitës, në kundërshtim me Kushtetutën, kodet dhe ligjin.

Çdo shqiptar sot duhet të kuptojë se nuk është duke soditur fatin e opozitës, por fatin e tij dhe familjes së tij.

Ky pushtet po hyn në çdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.

Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë!

Etiketa: familjeMediuproteste

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të japim maksimumin tonë në këto dy ndeshje

Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të japim maksimumin tonë në këto dy ndeshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com