GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Mediu: Paratë e korrupsionit në shërbim të Ramës, vendi është në…

18:22 - 17/04/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu ‘tradhton’ Berishën: Nuk do jem në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është një përfaqësues dinjitoz për këtë bashki.

Komentet Mediu i bëri gjatë një takimi të organizuar partitë e vogla opozitare, ku mori pjesë edhe vetë Igli Cara.

Gjatë fjalës së tij, Cara tha se Shqipëria gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama është varfëruar dhe kapur nga krimi.

Sipas tij, vendi ndodhet në një gjendje shoku social ekonomik dhe duhet shpëtuar me votë në 14 maj.

“Kjo është lufta për t’ia kthyer Durrësin e mbarë Shqipërinë qytetarëve shqiptarë. Iglin e kam njohur si qytetar të Durrësit që e do qytetin, që të gjendet në çdo kohë, edhe kur ka pasur pushtet, edhe kur nuk ka pasur. I qëndron gjykimit të fjalës së tij. Kam bindjen se Igli nuk është vetëm një përfaqësues dinjitoz i Durrësit, por i mbarë Shqipërisë. Paratë e korrupsionit janë në shërbim të Plotë të Ramës.

Ky kërcënon për grabitje prone… Ata mendojnë se është në shitje edhe jeta jonë, edhe dinjiteti ynë. Shumë njerëz nga frika druhen të dalin hapur dhe të thonë fjalën e tyre. Ka një shprehje të famshme, që armiku më i madh i lirisë, është skllavi i lumtur. Kështu bëjnë këta, duke na kthyer në skllevër modernë. Fitorja e Iglit do të çlironte edhe frikën në të gjithë Shqipërinë. E kaluara e shtetit monist në Shqipëri, kohës kur partia ishte zot mbi zot nuk është një e kaluar e largët. Kjo e kaluar shikojmë të kthehet çdo ditë, pluralizmi politik është zëvendësuar me pazare politike.

Droga dhe krimi kanë zaptuar vendin. Përpara thotë Rama, por për ku? Drejt varfërisë që ka kapur Shqipërinë? Përpara për shkatërrimin e opozitës dhe të interesit kombëtar? Për t’u bërë ata pronarë të jetës politike, ekonomike dhe mediatike? Qeveria kërkon të shkojë përpara dhe lë pas shqiptarët pa shpresë. Ata dhunohen çdo ditë. Shqipëria është në gjendje shoku social dhe ekonomik. Pushteti lokal është njësoj si në kohën e komunizmit, një zgjatim i Ramës. Zona të tëra rurale janë lënë jashtë vëmendjes. Ata e shohin Durrësin si një plaçkë tregu.

Ka një aleancë mbarëbotërore që po kërkon të na shkatërrojnë. Të flasësh për Shqipëri e komb shqiptar është nacionalizëm. Të flasësh për miqësi me Beogradin është europianizëm. Të thyejmë tabutë duke parë politikanët si zot”, u shpreh Mediu.

Etiketa: Fatmir MediuKryesore1

Lajme të lidhura

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Para
Njeriu i vetëm që viziton Dani Alvesin në burg

E pranoi marrëdhënien me akuzuesen, ja çfarë rrezikon Alves

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com