Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se asnjë provë nuk e lidh atë me shpërthimin tragjik. Ai deklaroi se Prokuroria dhe SPAK e kanë hetuar atë dhe familjarët e tij “në çdo aspekt 360 gradë”, duke përfshirë çështje private dhe shëndetësore.
“Prokuroria e ka provuar në mënyrë përfundimtare se nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni. Akuza ndaj meje nuk ka lidhje me shpërthimin në Gërdec, por lidhet me çështje ushtarake dhe jo me detyrat dhe funksionet e ministrit”, tha Mediu.
Ai shtoi se gjatë këtyre 18 viteve janë zhvilluar mbi 10 procese gjyqësore, por nuk është gjetur asnjë vendim që të tregojë se ka vepruar në kundërshtim me ligjin. “Në çdo veprim që kam kryer, kam vlerësuar propozimet e shtabit dhe strukturave më të larta ushtarake, siç ma kërkonte ligji”, u shpreh ai.
Sipas tij, SPAK e ka çuar formalisht në gjykatë Fatmir Mediun dhe se prej 18 vitesh është persekutuar nga drejtësia.
“Prokuroria dhe SPAK më kanë hetuar mua dhe familjarët dhe për çështje private dhe shëndetësore në çdo aspket 360 gradë.
Prokuroria e ka provuar në mënyrë përfundimtare se nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni. Unë po gjykohem për shpërdorim detyre. Akuza ndaj meje s’ka lidhje me shpërthimin në Gërdec, akzua ka të bëjë për çështje ushtarake dhe jo me detyrat dhe funksionet e ministrit. Janë zhvilluar mbi 10 procese gjyqësore, nuk është gjetur asnjë vendim që të kem vepruar në kundërshtim me ligjin.
Në çdo veprim që kam kryer kjo është e provuar kam vlerësuar propozimet e shtabit dhe strukturat më të larta ushtarake siç ma kërkonte ligji.
Këto 18 vite kanë qenë vite persekutimi. SPAK ka çuar formalisht në gjykata Fatmir Mediun”, tha Mediu.










Discussion about this post