GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediu takon zyrtarët amerikanë: Kërkova drejtësi të pavarur dhe denoncova farsën zgjedhore në Shqipëri

12:32 - 17/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu takon zyrtarët amerikanë: Kërkova drejtësi të pavarur dhe denoncova farsën zgjedhore në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC, ku ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë për të diskutuar situatën politike dhe gjyqësore në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se ka zhvilluar një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, Aaron Reitz, ku në fokus të diskutimit ishte nevoja për një drejtësi të pavarur në Shqipëri, që nuk përdoret për qëllime politike dhe që respekton Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Mediu ka zhvilluar takime edhe në Kongresin Amerikan me zyrtarë të rëndësishëm, përfshirë Keith Self, kryetar i Komisionit për Europën, Robert Aderholt, kryetar i grupit për Shqipërinë, si dhe kongresmenët Pete Sessions, Lance Gooden dhe Mark Vasey. Në këto takime, Mediu tha se ka informuar për manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Mediu shprehet se ai denoncoi edhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve, duke theksuar se këto problematika janë konstatuar dhe denoncuar edhe nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore në vend.

Postimi i plotë: 

Gjatë vizitës në Washington DC javën e kaluar, pata kënaqësinë të zhvilloja një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z Aaron Reitz me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekon Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.

Zhvillova takime në Kongres me kryetarin eKomisjonit për Europën Keith Self, Kryetarine grupit për Shqipërinë Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Session kryetar i N/Komisjonit për politikat e qeverisë, anëtarin e Komisjonit të Drejtësisë Kongresmenin Lance Gooden, Kongresmenin Mark Vasey, në të këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

Etiketa: AmerikeMediu

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Përgjimet e Veliajt/ Kërcënimet dhe manipulimet nga qelia – Dosja e SPAK

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com