GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediu u drejtohet ekspertëve në GJKKO: Dua të di çfarë dëmi kam bërë unë?

10:48 - 10/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediu u drejtohet ekspertëve në GJKKO: Dua të di çfarë dëmi kam bërë unë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për seancën kundër Fatmir Mediut do t’ju përgjigjen gjatë ditës pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar.

Ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.

“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, u është drejtuar Mediu ekspertëve.

Pas kësaj pyetjeje ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfondohen.

“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje”, janë shprehur ekspertët.

Seanca u shoqërua me debate edhe mes avokatëve të Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, me prokurorët e çështjes dhe ekspertët.

Pala mbrojtëse kërkoi nga ekspertit të përcaktonin përgjegjësinë e Mediut në lidhje me dëmin ekonomik që i është shkaktuar shtetit, ndërkohë që prokurorët kërkuan që pyetjet të ishin më specifike dhe të lidheshin me materialet.

Pjesë nga debati:

Eksperti Bexhed Zeneli: E kemi të vështirë të biem dakord për çdo pyetje këtu. Nuk mundemi, është nje material dhe mbi atë material do të diskutojmë. Për të gjitha pyetjet, ne jemi gati t’i përgjigjemi qoftë me shkrim, qoftë në një moment të dytë. Tani nuk mundemi, për një material që është 500 faqe. E kemi lexuar materialin disa herë, por nuk mundemi të përgjigjemi tani. Na vini në vështirësi dhe ne.

Avokati Ardian Visha: Sugjerimi im është që ekspertët të percaktojnë metodologjinë e punës së tyre, si e kanë kryer aktin. Është e pamundur të adresojmë pyetje konkrete. Kush ka shkruar kë? Si e kanë ndarë punën? Kështu siç thotë eksperti që puna është bashkë, është e vështirë të bëjmë pyetje. Pse duhet të bëhet e vështirë një gjë që mund të jetë e lehtë?

Klodian Braho: Ne mendojmë qe të vazhdojmë me pyetjet ndaj ekspertëve. Nëse ata nuk janë në gjendje të pergjifjen sot, të marrin kohën për t’u përgjigjur në seancën e radhës.

Ardian Visha: Kjo nuk është mënyrë pune. Nëse pyetje të veçanta janë shumica, si do ndahet kjo punë?

Visha-ekspertëve: Mbi ç’bazë keni bërë interpretimin që shënimi i ministrit është urdhër?

Këtë strategji pyetjesh kemi berë, te përgjithshme fillmisht, e më pas do ndalemi faqe më faqe, rresht më rresht. Le ta thonë për momentin që nuk i kujtohet diçka.

Ekspertët: Nuk kemi asnjë përgjigje.

Visha: Kush prej jush ka cilësi vërtetë shkencore me titull akademik?

Ekspertët: Asnjë prej nesh.

Visha: Vlerësoni komplimentin e madh që iu bëri gjyqtarja që tha jeni shkencëtarë!

Fatmir Mediu: A mund të na thoni se në këtë akt-ekspertimi ekomoniko financar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush është dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjellë dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shënimet…? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt ekspertimi? Çfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit? Besoj e kanë dijeninë e aktit.

Klodian Braho: Ne do kërkojmë qe pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që jane në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jetë më specifike (në faqen kaq, pyes për këtë).

Mediu: Ne këtu nuk bejmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit? Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deri tanimshme. Unë duhet të di ku është përcaktuar përgjegjësia ime.

Ekspertët: Nuk mund të flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na janë bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën menyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësia, që në një material 500 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi të vështirë, materiali është shumë voluminoz. Nuk mund të flasim secili, e kemi të veshtirë.

Etiketa: eksperteMediu

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Ish-gjenerali amerikan: Vuçiç i çmendur, do bëjë atë që i kërkon Putin

Ish-gjenerali amerikan: Vuçiç i çmendur, do bëjë atë që i kërkon Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com