GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megaoperacioni, Hoxha: Janë 3 grupe, bëhet fjalë për 2.5 ton kokainë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Megaoperacioni, Hoxha: Janë 3 grupe, bëhet fjalë për 2.5 ton kokainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se megaoperacioni ku u arrestua edhe shefi i Komisariatit të Kurbinit nuk ka të bëjë me 28 kg marjuanë, por me 2.5 tonë kokainë, e cila nuk u gjet.

Hoxha shpjegoi se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Sipas gazetarit, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza.

“Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane.

Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza.  Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim.

RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det.

Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike. Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis.

Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër, Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj.

Dy personat kryesorë të operacionit, ishin Gëzim Çela, që nuk arrihej të kapej dot. i dyti është Arben Dalipi, ekziston si fantazëm, nuk kapet asnjëherë. Habilajt përshembull kanë qenë korrierë para Dalipit.

Të futet DEA, Frontex dhe Guardia di Finanza, nuk hyjnë për kanabis. Nga informacionet, rezulton se bëhej fjalë për sasi heroine 2.5 ton, që po vinte nga Turqia.

Nuk është gjetur lënda narkotike. Dyshimet janë që ose ka humbur me mjetin e tretë lundrues, që dyshohet se ka qenë Arben Dalipi, ose është djegur bashkë me velierën.

Nuk është një grup, janë të paktën tre grupe. Grupi i Vlorës, grupi i Gëzim Çelës apo i Fushë Kuqes dhe grupi i tretë është grupi i Durrësit. Kemi minimalisht tre grupe që kanë operuar në një kombinim të tillë.

U gjet veliera e djegur, një gomone, 23kg kanabis dhe 45 mijë euro.

Ky operacion, pati një vijim. Në gusht u zbulua vetëm ish oficeri Arlind Ismailukaj. Në urdhër arrestet e sotëm, për Gëzim Çelën, Arben Dalipin dhe Roland Guza. Për të tre këta janë shpallur urdhër arrestet por nuk është bërë e mundur kapja. Është kapur shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ka garantuar paprekshëmërinë e tyre dhe ka dhënë informacion.

Pra, operacioni i sotëm është tentuar në Vlorë, në Durrës, Kurbin, pamë që ishte rrethuar vila e Gëzim Celës. Nga katër persona u kap vetëm një.

Që nga gushti, as Gëzim Çela dhe as Arben Dalipi nuk kanë qenë në Shqipëri”, tha Hoxha.

Etiketa: drogegrupeHoxhamegaoperacion

Lajme të lidhura

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!
Aktualitet

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26
Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh
Aktualitet

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:25 - 11/07/26
Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat
Aktualitet

Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat

19:16 - 11/07/26
Para
U kapën në shtëpi kanabisi, dënohen me burg 5 shqiptarët (Emrat + FOTO)

U kapën në shtëpi kanabisi, dënohen me burg 5 shqiptarët (Emrat + FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!
Aktualitet

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit...

Lexo më shumë
Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:25 - 11/07/26
Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat

Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat

19:16 - 11/07/26
Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com