GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megaoperacioni i Europol çon në pranga 330 trafikantë, 19 kapen në Shqipëri

14:51 - 02/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një megaoperacion ndërkombëtar është zhvilluar nga 27 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Në këtë aksion të përbashkët janë arrestuar 19 trafikantë shqiptarë. Ndërsa në total janë kryer 330 arrestime.

681 punonjës policie shqiptarë janë angazhuar në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në procedimin e 18 personave të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një personi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkotike, kokainë, heroinë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 33.418 persona, 724 vende të ndryshme dhe 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza. Pas veprimeve të bashkërenduara, autoritetet e zbatimit të ligjit filluan 37 hetime të reja.

Ndërsa Spanja, e mbështetur nga Europol, koordinoi ditët e përbashkëta të veprimit në mbarë Evropën, që synonin luftën kundër lehtësimit të emigrimit të paligjshëm, trafikimin e drogës dhe trafikimin e armëve të zjarrit. Po gjatë këtij operacioni janë kryer 330 arrestime në vende të ndryshme, janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe bimë narkotike.

Aktivitetet operacionale që përfshinin 27 vende (17 shtete anëtare të BE dhe 10 vende joanëtare të BE-së) u mbështetën gjithashtu nga Eurojust, Frontex, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë analitike për operativët në terren. Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse. Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: Grupi Punues i Bashkëpunimit Doganor (CCWP) CCWP, IPA/2019, INTERPOL, PCC-SEE, SEESAC, UNODC.

Etiketa: Interpol

Lajme të lidhura

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?
Breaking Views

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit
Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu
Breaking Views

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26
Para
E ktheu shtëpinë në “kopshtari” me drogë, kapet mat nga policia italiane i riu shqiptar

E ktheu shtëpinë në “kopshtari” me drogë, kapet mat nga policia italiane i riu shqiptar

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!
Breaking Views

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet...

Lexo më shumë
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com