GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mehmeti: Bëjmë maksimumin për kualifikimin. Penalltitë? Jemi përgatitur, kemi besim te vetja

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani do të përballet me Saburtalon në ndeshjen e kthimit në Conference League. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë duel demat kanë avantazhin e takimit të parë të fituar me shifrat 1-0 në “Gori” në trasnfertën gjeorgjiane.

Për këtë sfidë në konferencën për shtyp ishte i pranishëm trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti i cili theksoi se çdo ndeshja ka histori tjetër dhe se skuadra e tij do të jetë me këmbë në tokë për kualifikimin.

“Çdo ndeshje ka shkallën e vështirësisë së saj. Nga njëra ndeshje në tjetrën, ka historinë e vetë. Duhet të jemi të përgjegjshëm. Duhet të harrojmë ç’kemi bërë në Gjeorgji. Të japim maksimumin nesër dhe mos të mendojmë se çfarë kemi bërë”, ka theksuar fillimisht timonieri i të kuqve.

Sulmuesit? E kam thënë gjithmonë që kemi probleme para porte. Diferencat bëhen te detajet kur ti di të shërbesh apo e përfundon aksionin.

Kundërshtari? Mendoj që duhet të kemi parasysh që e njohim kundërshtarin. Saburtalo punon mirë me akademinë. Kanë edhe 4-5 lojtarë që luajnë në ekipin A apo në skuadrën Shpresa. Kanë vlerat e tyre, por edhe ne vlerat tona. Ne do të bëjmë maksimumin në aspektin psikologjik sepse luhet para tifozërisë tonë. Ata janë të pandarë drejt suksesit. Do t’i kërkoj skuadrës mos të kalojë në entuziazmin e tifozërisë. Me Saburtalon arritëm të shënonim shumë shpejt në pjesën e dytë. Patëm edhe 2-3 momente përpara që kundërshtari të na vinte në vështirësi. Unë i kuptoj mirë futbollistët që janë në fushë. Në 10 minutat e fundit ndikoi se kundërshtari është në aktivitet. Shpresoj që nesër të jemi më efikas.

Unë mendoj që jemi fokusuar te skuadra jonë. E pe shumë mirë forcën e kundërshtarit. Që nga janari kemi parë vetëm gabimet tona. Nesër s’mund të them nëse do të mbrojmë ose sulmojmë. Por do të vendosim sipas situatës. Prandaj është i bukur futbolli se është i paparashikueshëm.

Bitri? Duke qenë në periudhë merkatoje, ka edhe zëra. Bitri është nga lojtarët që meriton respekt. Është pjesë e klubit dhe shumë e rëndësishme. Unë e vlerësoj skuadrën në bazë të grupit. E kam ndërtuar skuadrën me Bitrin. Shpresoj që të vazhdojë me ne.

Kampion si zv/ trajner apo suksese në Europë si trajner? Unë jam shumë komod këtu ku jam. Kam qenë kampion edhe në Kategorinë e Parë. Tani për momentin jam trajner i parë.

Zgjedhjet? Për të qenë i sinqertë, jemi në periudhë merkatoje. Sa i përket largimeve apo afrimeve, janë larguar shumë elemente, Partizani fitonte titullin kampion. Patjetër që jemi në formim e sipër. Megjithatë që të përballosh një kampionat kaq të gjatë, të arrish objektivat madhore, është vetë klubi që t’i imponon objektivat madhorë. Jemi në kërkim e sipër gjatë merkatos. S’është se kemi zgjedhje të përcaktuara.

Penalltitë? Një trajner përgatitet për gjithçka. Kemi parasysh, duhet të kemi besim te vetja. Lojtarët janë profesionistë, pavarësisht ndeshjeve vajtje-ardhje, duhet të përgatitesh. Ne do të futemi të bëjmë maksimumin, të japim gjithçka. Nuk ia lëmë asnjëherë spontanitetit. Siç stërvitemi ne, stërvitet edhe kundërshtari.

E ardhmja? Trajneri është i rrezikuar pavarësisht se çfarë ke bërë më përpara. Nuk ndihem fare në presion sepse kemi bërë në maksimumin. Skuadra është në ndërtim e sipër. S’mund ta menaxhoj të ardhmen se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi menduar asgjë më shumë”, tha trajneri i Partizanit

Etiketa: conference leagueDritan MehmetiPartizaniSaburtalo

Lajme të lidhura

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
Para
Kryemadhi paralajmëron rikthimin e Metës në krye të LSI: Nuk do të kandidojë për mandat të dytë

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Në çdo vend të botës do të kishte rënë qeveria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital

08:06 - 12/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Rreth orës...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 12/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

07:50 - 12/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 shtator 2026

07:35 - 12/09/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Shtator 2026

07:31 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com