GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mehmeti: Laçi i dyti me meritë, Skuka ka një problem! Rinovimet, jo puna ime

11:48 - 03/04/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani përballet nesër me Laçin në Elbasan prej orës 17:45 dhe trajneri Dritan Mehmeti ka dalë para mediave dhe ka folur për duelin ndaj bardhezinjve.  “Laçi është një skuadër e organizuar mirë dhe është me meritë i dyti. Shkalla e vështirësisë është, pasi ka lojtarë cilësorë. Në Laç bëmë një ndeshje të mirë, por kjo nuk do të thotë që ndeshja do të ketë histori tjetër. Në do bëjmë maksimumin, pasi na duhet vazhdimësi. Duhet të rritemi në aspektin mental dhe me mënyrën se si interpreton lojën ndaj kundërshtarëve të ndryshëm”.

GOLAT – “Shpresoj që kjo të ndryshojë dhe sulmuesit të jenë më të qetë. Mundësitë kanë qenë që të shkojmë te porta e kundërshtarit. Në tre ndeshjet e fundit kemi humbur dy penallti dhe një rast flagrant me Junior, plus edhe shtyllën me Skukën. Skuka ka cilësi të mirë, por vështirësia e tij është që të sinkronizohet me shokët dhe të dijë kur të shërbejë dhe kur të godasë portën”.

KALLAKU – “Stafi mjekësor po bën maksimumin, pasi ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore. Besoj se një nga faktorët është gjendja fizike, që nuk po arrin të forma më e mirë për të parë Kallakun si gjithmonë. Shpresoj të jetë sa më shpejt në gjendjen më të mirë fizike dhe të vijë të na ndihmojë, pasi është një vlerë e shtuar. Gjithsesi kemi lojtarë, loja bazohet te grupi dhe do mundohemi të bazohemi te grupi”.

MUNGESAT – “Kemi një skuadër me shumë elementë, por secili ka vlerat e veta. Mungesat janë të rëndësishme. Rrapaj është një lojtar që ka goxha proces motorik dhe i jep goxha frymëmarrje repartit të mesfushës. Është një mungesë që e kemi ndjerë edhe me Vllazninë. Ai ka një tërheqje dhe do mungojë edhe 10 ditë të tjera. Shpresoj të jetë sa më shpejt afër skuadrës”.

KUPA – “Ndaj Vllaznisë pati tension, pasi është specifike kur ke dy ndeshej dhe duhet kujdes kur je me eliminim dhe nuk do të pësosh. Treguam pak tension, donte ta merrte rezultatin me ngulm. Duhet të përshtateshim me terrenin, që e ul cilësinë e lojës. Edhe kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur, rezultati ishte i drejtë.

Do jetë si finale në Shkodër dhe shpresoj të japim më të mirën dhe të fitojë më i miri. Kapitulli i ndeshjes së parë është mbyllur, të dyja skuadrat kanë mundësinë e veta. Luajmë në Shkodër, ku e duan futbollin. Besoj se e kanë kulturën të na mirëpresin. Nëse do bëjmë diferencën dhe do e meritojmë në fushë, jam i sigurt që do na duartrokasin”.

ROTACION NË KAMPIONAT – “Do ishte gabimi më i madh të mendojmë për Kupën që tani. Duhet të respektojmë veten. Do mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, nuk kemi pse ruajmë forcat. Kur të vijë momenti për ndeshjen e dytë me Vllazninë, atëherë mendojmë për të. Kemi shanset tona edhe në kampionat. Duhet të përmirësohemi dhe të tregojmë mentalitet fituesi, siç e kemi treguar. Shpresoj që nesër të jemi më të lirshëm psikologjikisht, pasi ndaj Vllaznisë na pengoi kjo”.

RINOVIMET – “Nuk më përket, është një pyetje që duhet t’ua bëni drejtuesve. Unë nuk merrem me kontratat. Jam shumë i fokusuar te pjesa e trajnimit, te përgatitja e ndeshjes. Kemi bërë 5 ndeshje në dy javë. Kemi edhe Carën e Markun, që për 7 ditë kanë bërë tre ndeshje. Nuk është normale, nuk kemi hyrë në garë të barabartë. Jam i fokusuar te ndeshja e radhës, nuk kam kohë të mendoj për më gjatë dhe nuk më takon mua. Dua të dalim nga kjo situatë, duke qenë të përulur, të punojmë fort dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Mehmeti.

Etiketa: Dritan MehmetiPartizani

Lajme të lidhura

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia
Sport

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja

11:28 - 04/03/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve
Sport

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë

09:08 - 04/03/26
Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26
Para
“Shtëpi bari” në Ndroq, arrestohen dy punonjës të OSHEE, në kërkim një grua

Kërcënonte me thikë gruan para fëmijëve, në pranga 48-vjeçari (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka reflektuar për çështjen e Presidentit. Pasi Lëvizja Vetëvendosja propozoi...

Lexo më shumë
Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

17:52 - 04/03/26
Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit

Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit

17:36 - 04/03/26
GJKKO vendos për “Sterilizimin”: Dënime për vjedhje dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe mjeku i njohur

GJKKO vendos për “Sterilizimin”: Dënime për vjedhje dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe mjeku i njohur

17:14 - 04/03/26
Irani paralajmëron Izraelin: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse

Irani paralajmëron Izraelin: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse

15:22 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com