GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mehmeti: Nuk ka taktikë në derbi, Tirana ka ndeshje të tjera për titullin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, para derbit me Tiranwn tha para mediave: “Kur bëhet fjalë për derbin është diçka e veçantë është një histori tjetër. Pavarësisht objektivave që kanë të dyja klubet është një derbi dhe ne nuk mund ta menaxhojmë objektivin që ata kanë fitimin e titullit ndërsa ne arritjen e objektivit minimal që të mbërrijmë në Kupat e Europës.

E rëndësishme është që të interpretojmë ashtu si duhet derbin dhe shpresoj që të arrijmë të tregojmë atë që kemi bërë kohët e fundit sepse skuadra është paraqitur sesi stërvitet dhe ashtu siç lojtarët kanë karakterin.”

“Tirana ka kualitetet e saj, siç mund të ketë pikat e forta ka edhe pika të dobëta. Siç edhe ne kemi elementë shumë cilësorë që mund t’i godasim. Ne marrim maksimumin, stërvitemi pavarësisht kundërshtarit.

Derbi është derbi dhe detyrat taktike kalojnë përtej. Këtu kemi lojtarë kampionë, por kemi dhe lojtarë që nuk e kanë provuar derbin dhe është një miks i tillë në aspektin psikologjik, shpresojmë të fitojmë nesër.”

““Me thënë të vërtetën do të ishte më mirë të luhej derbi në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ sepse ne edhe kur kemi dalë kampionë, pavarësisht se ky stadium nuk është i yni, por i Bashkisë, por ne kemi fat edhe do të ishte më mirë aty. Autoritetet nuk morën përsipër organizimin e ndeshjes aty dhe u detyruam ta zhvillojmë ndeshjen në ‘Elbasan Arena’.”

“Unë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampion. Ne jemi rivalë të përjetshëm brenda kornizës së ‘Fair Play’-it, shkova të shoh një ndeshje për kënaqësi, por edhe për të parë gjendjen që ka Tirana. Këtë gjë mund ta bënte dhe trajneri i Tiranës që të vinte ta shihte Partizanin”.

“Është e vështirë që të parashikosh një derbi nëse duhet të jesh cinikë apo të jetë një lojë e hapur. Tirana i ka shfrytëzuar shumë mirë elementët që ka, sepse në situatat e ndryshme i shënon golat, por unë e shoh te skuadra ime që vuaj në 20 metrat e fundit, prodhojmë shumë dhe shpërdorojmë shumë raste për gol.”

“Nuk e ndjej veten komod, unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Nëse do të ndihesha komod do të bëja gabimin më të madh unë edhe e gjithë skuadra, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ende nuk ka përfunduar asgjë. Lojtarët as nuk e mbajnë mend kur e kanë fituar derbin e fundit, janë fokusuar vetëm te e ardhmja sepse është në mentalitetin e tyre.”

“Ne e kemi shumë të rëndësishme dhe nuk bëjmë pa tifozët. Kanë bërë gjithçka, i bëj thirrje të jemi të gjithë bashkë, sepse këtu tregohet sesa e duam klubin”, tha Mehmeti.

Etiketa: Dritan MehmetiPartizani

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Kur ligji tremb e torturon pushtetarët

Si e hodhën nokaut Sali Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit, një biznesmeni shqiptar i arrestuar për fluturim...

Lexo më shumë
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com