GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Melania, krenaria kombëtare shqiptare

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Melania, krenaria kombëtare shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi
Sikur Melania të ishte me origjinë shqiptare, vendi sot do të ishte në festë.
Politika, akademia dhe shoqëria civile do të mobilizoheshin për të festuar këtë ngjarje madhore, duke harruar për disa ditë ngjarjet e mëdha të ditës si Primaret në PD dhe tërheqjen e Alibeut nga rekursi në Gjykatën e Larte.
Në fillim, Kryeministri do t’i ftonte prindërit e Melanisë në Parkun Eden të kryeministrisë, mes palmave dhe oborrit të rregulluar me kujdes, për t’u folur me kompetencë për dhëndrin e tyre të mrekullueshëm. “Ju nuk e njihnin mirë, por Donald është një burrë i madh,” do t’u thoshte ai, “Një vizionar, një patriot, një dhuratë për Europën dhe një njeri që ka kuptuar se fuqia e vërtetë nuk vjen nga politika, por nga real estate, nga ndërtimi i kullave!” Dhe për të vërtetuar afërsinë e madhe mes tij dhe dhëndrit amerikan, do t’u fliste atyre për projektin TTT ngritjen e një hoteli 100-katësh, – “Trump Tirana Tower”.
“Gjynah qe kemi vetëm një ishull se do t’u kishim dhënë më shumë“…
Ndërkohë, në kampin tjetër , shefi i opozitës do t’i priste prindërit e Melanisë me një fytyrë të vrenjtur dhe një zë dramatik:
“Nëse Shqipëria nuk do të ishte nën këtë sundim të narko- mafias, Melania nuk do të kishte ikur. Ajo do të ishte sot një vajzë normale, ndofta jo dhe aq e pasur, por e lumtur në Tiranë!”
Ndërkohë, në kanalet televizive, etimologët popullorë do të shpallnin zbulimin e shekullit: emri Melania në fakt vjen nga fshati Mellan i Dibrës. Kjo, sipas tyre, ishte prova përfundimtare që Trump mbështet SPAK-un dhe luftën kundër korrupsionit. Altin Dumani dhe disa prokurore të tjerë dibrane do të nisnin hetimet ndaj komisionit Xhafa.
“Një dhëndër amerikan me rrënjë dibrane? Do të thotë vetëm një gjë: fundi i korrupsionit në Ballkan është i pashmangshëm!”
Por festa nuk do të ndalej këtu. Ministria e Arsimit do të organizonte një simpozium shkencor, ku mësueset që kishin pasur fatin të edukonin Melaninë do të ndanin sekretet e tyre me koleget. Titulli i simpoziumit? “Si të edukojmë nxënëset tona që të bëhen First Lady në Amerikë!”.
Ndërkohë, Komiteti i Veteranëve do të njoftonte me krenari organizimin e një Akademie Përkujtimore për gjyshin partizan të Melanisë dhe aksionet e tij heroike kundër nazi-fashistëve. Në fakt, sipas arkivave historike, gjyshi i Melanisë ka qëndruar krejt indiferent gjatë luftës, por kjo nuk përbën problem. “E rëndësishme është fryma partizane!” do të thoshte kryetari i komitetit, nip i gjyshit hero që në përfundim të luftes ishte 11 vjeç.
Në këtë atmosferë patriotike dhe epike, nuk mund të mungonte Avokat Ngjela, i cili do të deklaronte në një studio televizive me gjeste të pa harrueshne:
“Martesa e Melanisë shqiptare me Trump-in, kurorëzon politikën e lartë amerikane për krijimin e një shteti të madh shqiptar në Ballkan!”
Moderatorja do të tundnte kokën në shenjë miratimi, ndërsa populli do të mbetej pa frymë nga kjo zbulesë gjeopolitike e nivelit më të lartë.
Edhe shoqnia civile nuk do të mbetej pas. Shoqatat e grave do të organizonin një parakalim madhështor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me sloganin:
“Mos rrini kot, bëni dhe ju një vajzë për Amerikën!”
Në fund të gjithë kësaj zhurme patriotike, Melania do të pyetej nga një gazetar shqiptar nëse ndihej krenare për rrënjët e saj. Me një buzëqeshje të përmbajtur, ajo do të përgjigjej shkurt:
“E rëndësishme është që të gjithë të ndihen mirë me origjinën e tyre.”
Kaq do të mjaftonte për të ndezur edhe më shumë debatet në Tiranë.
Etiketa: melaniashqiptarë

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern

Pritet spektakël në Champions League, spikat dueli PSG-Liverpool dhe Bayern-Leverkusen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com