GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Meloni akordon 100 milionë euro për rajonin Emilia Romagna

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meloni akordon 100 milionë euro për rajonin Emilia Romagna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u largua më herët nga samite i G7 në Japoni për tu kthyer në krye të detyrës në Romë, në një kohë kur rajoni i Emilia-Romanga po përjeton një krizë humanitare pas përmbytjeve që vijojnë prej një jave.

Menjëherë pas riktimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

“Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini, teksa përshëndeste Giorgia Meloni në kthimin e saj në Romë.

Harta e programit për këto investime është gati dhe 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maji dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera, për të cilat do të japë nesër ‘OK’ Këshilli i Ministrave, siç Meloni njoftoi nga Ravenna.

Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

“Masat e para”, shpjegoi Meloni  “do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave”.

“Moratoriumi i taksave dhe kontributeve, po flasim për ngrirjen deri më 31 dhjetor të pagesave të taksave. Dhe pezullimi do të ketë të bëjë edhe me detyrimet dhe proceset e korporatave. Pastaj do të punojmë për kompensimin dhe rindërtimin.

E gjithë kjo sipas hartës së bashkive të prekura (e ashtuquajtura “zona e kuqe”) dhe vlerësimi i dëmit”, shtoi kryeministrja italiane.

Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë. Pavarësisht se është e konsiderueshme, shuma duket e pamjaftueshme dhe sipas Qarkut do të nevojiten mbi një miliardë euro, ndaj teknikët e Ministrisë së Ekonomisë janë duke punuar për të gjetur zgjidhje nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të buxhetit dhe ndihmave nga BE-ja.

Etiketa: euromelone

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Krasniqi reagon ndaj PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, uniformat…

Krasniqi reagon ndaj PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, uniformat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com