GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meloni nga Tirana: E kënaqur që BE vendosi prioritet emigracionin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U kritikua se mori vajzën 6 vjeçe në takimin e G20, reagon Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Tirana, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni foli edhe për çështjen e emigracionit.

Ajo u shpreh e kënaqur për faktin se më në fund sipas saj Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritare. Meritën për këtë e sheh pikërisht tek vendi i saj.

Deklarata

“Ne jemi të interesuar për të gjithë frontet sepse ne në Itali gjendemi në një pikë kritike, sepse për ne është shumë e rëndësishme veçanërisht edhe për korridorin ballkanik që e përdorin emigrantët. Është hera e parë që Komisioni Europian ka vendosur këtë çështje, të rrugëve të Mesdheut për emigracionin, e ka vendosur si prioritet. Asnjëherë s’ka qenë e rëndësishme për ta, nuk e kanë marrë në konsideratë. Sot ndërkohë është e rëndësishme për ta dhe konsideroj që kjo ka ndodhur edhe për shkak të faktit që Italia u përball me problemin, mori disa vendime të rëndësishme vetë si shtet.

Kështu që kjo ka qenë një ndër motivet që u bë e rëndësishme për BE. Sepse ne kaluam nga, le të themi një marrëveshje për të përballuar bashkë këtë krizë, në pikën ku u nisëm që të përballojmë vetë, të mendojmë vetë për veten. Është e rëndësishme të kuptohet që janë dy gjëra të ndryshme sesi përballohet kriza e emigracionit dhe si përballohet menaxhimi i refugjatëve”, tha Meloni.

Kujtojmë se Italia ka ndërmarrë politika më të ashpra sa i përket emigracionit dhe episodi i fundit ishte që emigrantët u dërguan nga jugu i Italisë në Francë, gjë e cila u kritikua jo vetëm nga Franca, por edhe nga Bashkimi Europian.

Samiti/ Qëndrimi i përbashkët

Në deklaratën e përbashkët pas mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sa i përket emigracionit, thuhej se: “Rrugët e migracionit në Ballkanin Perëndimor kanë parë rritje të ndjeshme që nga fillimi i vitit 2022. Menaxhimi i migracionit mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët, të cilën BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do ta trajtojnë së bashku, në partneritet të ngushtë. Për këtë qëllim, BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj financiare për rajonin me më shumë se 170 milionë euro asistencë dypalëshe dhe rajonale të ofruar tashmë në kuadrin e IPA III”.

Etiketa: BEEmigrantëgiorgia meloniSamitiTirane

Lajme të lidhura

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Para
FOTO/ Një kryeministër në Samit me këpucët e grisura

FOTO/ Një kryeministër në Samit me këpucët e grisura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com