GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Meloni rikthen ligjin e kohës së Duçes/ Gjobë 10.000 euro dhe humbje e vitit për nxënësit që sillen keq

09:46 - 27/09/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Biden puth në kokë Melonin, pamjet “thyejnë” rrjetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Giorgia Melonit në Itali po ringjall një politikë të kohës së Benito Mussolinit për sjelljen e keqe të studentëve në një përpjekje për të “rikthyer respektin” në klasë dhe shkollat e vendit.

Ligji dragonian i periudhës fashiste të Duçes synon të ndalë sjelljen e keqe të nxënësve, në një kohë kur është rritur ndjeshëm shqetësimi për agresionin ndaj mësuesve në shkollat fillore dhe të mesme.

Masa e kohës së Musolinit mbeti në fuqi deri në mesin e viteve 1970, përpara se të shfuqizohej në shkollat fillore dhe të mesme pas protestave të studentëve. Ajo iu nënshtrua ndryshimeve gjatë viteve përpara se të shfuqizohej përfundimisht në të gjitha shkollat në vitin 2000.

Por, politika e “notave të sjelljes”, e ngjashme me masësn e qeverisë fashiste të Musolinit të miratuar në 1924, është pjesë e një projektligji arsimor të miratuar në parlament të mërkurën me 154 vota pro dhe 97 kundër që u jep shkollave aftësinë për të gjykuar nxënësit bazuar në sjelljen e tyre.

Studentët që shënojnë pesë ose më pak nga 10 pikë në sjellje do të humbasin vitin dhe duhet ta përsërisin atë edhe nëse pozita e tyre akademike është e mirë. Nxënësve të shkollave të mesme që shënojnë vetëm 6 në rezultatin e sjelljes do t’u kërkohet të bëjnë një test qytetarie. Renditja në bazë të sjelljes së tyre do të ndikojë shumë edhe në pjesëmarrjen në provimet vendimtare përfundimtare.

Po ashtu gjoba nga 500 deri në 10,000 euro do të aplikohen për akte agresioni ose dhunë ndaj stafit të shkollës.

Giuseppe Valditara, ministër i Arsimit në qeverinë Meloni, tha se “reforma e notave të sjelljes rikthen rëndësinë e përgjegjësisë individuale” dhe “centralizon respektin për njerëzit e të mirat publike duke rikthyer në vend autoritetin e mësuesve”.

Sakaq, vetë kryeministrja Meloni tha se ndryshimi do të rikthejë respektin në shkolla. Ligji, i cili u miratua nga ANP, sindikata e drejtuesve të Italisë, u ndikua nga një rritje prej më shumë se 110% e incidenteve të agresionit ndaj stafit mësimdhënës në fillim të vitit krahasuar me 2023. Në shumë raste mësuesit kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi janë përleshur me nxënësit për përdorimin e celularëve në klasë, ndërsa në të tjera autorë kanë qenë prindërit e nxënësve.

Antonello Giannelli, president i ANP, tha se masa përbën një hap përpara. “Ne kemi dëgjuar për shumë raste të sjelljes së padisiplinuar dhe të pazakontë. Është e drejtë që studentëve u kërkohet të reflektojnë për përgjegjësitë e tyre si pasojë e veprimeve të tyre”, deklaroi ai.

Pavarësisht frymës pozitive që qeveria Meloni dëshiron të përcjellë me këtë masë, Anna Askani, një politikane nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, tha se kodi i sjelljes shënon për Italinë “një kthim në një kohë që ne më mirë do donim ta harronim”.

Etiketa: Benito MusoliniDuceGiorgina MeloniItali

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Para
Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj

Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com