GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

në Aktualitet, Botë, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në Shqipëri, tashmë konsiderohen një zgjidhje legjitime edhe nga Këshilli i Europës.

“Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës, “njeh legjitimitetin për shtetet që të përdorin zgjidhje inovative në menaxhimin e flukseve migratore, si qendrat e riatdhesimit në vende të treta, sipas modelit të nisur nga Italia në Shqipëri”, shkroi Meloni në rrjetet sociale.

Komentet e saj erdhën pas deklaratës së miratuar në Kishinau të Moldavisë nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Sipas Melonit, ky është “një rezultat i rëndësishëm”, fryt i një procesi që Italia “ka ndihmuar ta hapë me guxim dhe vendosmëri”, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Më tej, kryeministrja italiane theksoi se ajo që vetëm një vit më parë “shkaktonte diskutime”, sot është kthyer në “një parim të përbashkët mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Europës”.

Sipas saj, kjo tregon edhe një herë se qasja italiane për një menaxhim të rregullt të emigracionit, e ndjekur “me seriozitet dhe qëndrueshmëri” nga qeveria e saj, po bëhet gradualisht edhe qasja e vetë Europës.

Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?

Më 6 nëntor të vitit 2023, mes Shqipërisë dhe Italisë u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit, ndërsa marrëveshja shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Itali.

Protokolli, në bazë të të cilit u ngritën në Shqipëri qendrat e pritjes së emigrantëve të paligjshëm, u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt të vitit 2024.

Marrëveshja, fillimisht për pesë vjet nënkupton zbarkimin e 36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit  rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz.Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

Qeveria italiane nuk ka dhënë ndonjë shifër të saktë por sipas Corriere della Sera, vlerësoi se marrëveshja do të kushtojë rreth 653 milionë euro.

Duke e ndihmuar Melonin, qeveria e Shqipërisë siguron mbështetjen e saj teksa përpiqet të bëhet anëtare e BE-së.

Ajo, gjithashtu, po i tregon pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme ta ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira në vitet e fundit.

Sipas Ramës kjo është edhe një mënyrë për ta falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që ikën nga varfëria, pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Etiketa: kampKryesore1MeloniShqiperi

Lajme të lidhura

Bushati: Rama është me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën
Aktualitet

Bushati: Rama është me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

08:15 - 26/06/26
Eurodeputeja italiane: Vijmë për të ju mbështetur në protestat tuaja kundër korrupsionit
Aktualitet

Eurodeputeja italiane: Vijmë për të ju mbështetur në protestat tuaja kundër korrupsionit

07:47 - 26/06/26
Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:53 - 25/06/26
Para
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bushati: Rama është me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën
Aktualitet

Bushati: Rama është me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

08:15 - 26/06/26

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Rama për të shuar protestën duke e përçarë atë, janë të...

Lexo më shumë
Holanda dominon Grupin F, Japonia dhe Suedia sigurojnë kualifikimin falë barazimit mes tyre

Holanda dominon Grupin F, Japonia dhe Suedia sigurojnë kualifikimin falë barazimit mes tyre

08:00 - 26/06/26
Eurodeputeja italiane: Vijmë për të ju mbështetur në protestat tuaja kundër korrupsionit

Eurodeputeja italiane: Vijmë për të ju mbështetur në protestat tuaja kundër korrupsionit

07:47 - 26/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Qershor 2026

07:22 - 26/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 26 Qershor 2026

07:18 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetholiganbetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom giriştimebetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet