GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera, vijon të sjellë reagime të shumta nga ana e qytetarëve dhe kundërshtime. Këtë herë në protestë janë ngritur banorët e Memaliajt, të cilët kanë kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Tepelenës.

Situata është tensionuar në një moment, kur një prej banorëve i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit socialist.

Në vendngjarje kanë qenë edhe deputetë të opozitës, nga të cilët Tritan Shehu ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe marrë Braçen nga aty.

Ata kanë dalë para ambienteve të kryesisë me pankarta, ndërsa brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, po zhvillon mbledhje Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike, ku po trajtohet Reforma e re Territoriale. I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj.

Malaj paralajmëroi mazhorancën se me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim, duke u bërë thirrje socialsitëve të mos marrin urdhra politikë por të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

“Qytetarët kanë muaj ndaj kësaj padrejtësie, me largimin e të vetmit instutucion që u shërben atyre, jo vetëm kanë protestuar por dhe në dëgjesë janë shprehur kundër bashkimit.

Janë shprehur edhe me peticion drejtuar Kuvendit për mosshkrirjen, edhe këshillat bashkiakë. Është një nga bashkitë më të mëdha të Qarkut Gjirokastër. Qyteti që ka dinjitet e histori. Është ngritur me gjakun e 126 minatorëve.

Thirrje deputetëve, socialistë e demokratë të mos e votojnë këtë reformë që nxit shpopullimin e Memaliajt, zbeh ekonominë dhe identitetin e krahinës. Është reformë antikushtetuese dhe në kundërshtim me kartën europiane. Kjo është një hartë elektoralë, me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim. Të mos marrin urdhra politikë po të dëgjojnë zërin e qytetarëve”, u shpreh ai

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të bërë ditën e sotme ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkoheshin në kryeqytet.

Ai shprehet se Memaliaj ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve, pasi ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Etiketa: memaliajproteste

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Para
Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com