GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Memelli “ngre zërin”: Vllaznia ka nevojë për lojtarë cilësorë

19:34 - 08/08/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Memelli “ngre zërin”: Vllaznia ka nevojë për lojtarë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, është shprehur pas testit parasezonal ndaj Teutës se një përballje e tillë po ndihmon për të krijuar profilin e saj, por edhe disa lojtarë që do të jenë afër skuadrës për të ardhmen. I pyetur nga media sportive “Panorama Sport” se sa i shërbeu ndeshja ndaj Teutës, ai u shpreh:

“Besoj i ka shërbyer të dy skuadrave. Besoj se jemi diku në tri javë para startit të kampionatit. Të dy skuadrat bënë një lojë shumë të mirë. Ajo që na vlejti është se skuadra po konsolidohet në lojë. Pamë disa strategji dhe po ashtu shikuam se si mund të qasemi në ndeshjet jashtë.

Ne po bëjmë një skuadër nga fillimi. Vetëm Juriç e Balaj kanë pasur ndeshje së bashku nga këto që u aktivizuan, ndërsa këto takime na vlejnë për t’u lidhur me njëri-tjetrin”. Në lidhje me ekipin që ka në dispozicion aktualisht ai tha:

“Ne do të bëjmë edhe dy plotësime të tjera. Ju e patë se kemi probleme në krahun e majtë, por edhe kur nxorëm Bekimin (Balën) nuk e patëm të mundur që ta zëvendësonim me cilësitë e tij. Në këtë dy pozicione po kërkohet për lojtarë cilësorë”, ka deklaruar tekniku kuqeblu, Migen Memelli.

Një nga lojtarët që duket se po shqetëson seriozisht teknikun Memelli është pikërisht gjendja e mbrojtësit të majtë dhe kapitenit njëherësh Esin Hakaj. Dëmtimi i tij ka ardhur në një moment të pavolitshëm, duke sjellë jo pak dhimbje koke te drejtuesit e ekipit. Pritet megjithatë që të jetë gati për startin e Superiores.

Etiketa: memelliVllaznia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Këto modele flokësh janë thjesht shumë të dala mode

Këto modele flokësh janë thjesht shumë të dala mode

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com