GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Menaxhimi i “Loro Boriçit” dhe projektet infrastrukturore, Duka takon Kryebashkiakun e Shkodrës

14:14 - 15/12/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Menaxhimi i “Loro Boriçit” dhe projektet infrastrukturore, Duka takon Kryebashkiakun e Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e futbollit dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dhe përfaqësues të FSHF-së.

Pasi e falënderoi kryebashkiakun Beci për mikpritjen e ngrohtë, Presidenti Duka vlerësoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të çuar përpara iniciativa të rëndësishme për të mbështetur rritjen e futbollit shkodran.

Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishte menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi” dhe gjetja e një formule sa më të përshtatshme mes Bashkisë dhe klubit Vllaznia në mënyrë që impianti të jetë sa më funksional dhe në eficiencë të plotë. Presidenti Duka tha se është me rëndësi që të gjitha ambientet e stadiumit të rigjallërohen dhe të jenë në funksionalitet të plotë gjatë gjithë kohës.

Gjatë takimit u shqyrtua edhe projekti që ka klubi i Vllaznisë për të ndërtuar një park rinor sportiv, një kompleks modern që mund t’i japë një hov të madh zhvillimit të futbollit në qytetin verior.

Kryebashkiaku Beci është shprehur i gatshëm që këtij projekti t’i vihet në dispozicion trualli në ish-Uzinën e Telave për këtë projekt madhor, që konsiston në ndërtimin e një kompleksi sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen të paktën 5 fusha me përmasa standarde, që do të shërbejnë për stërvitjen e ekipeve të Vllaznisë dhe organizimin e kampionateve të moshave, duke ofruar një infrastrukturë moderne.

Nga ana e tij, Presidenti Duka theksoi se FSHF është e gatshme të mbështesë këtë projekt duke ofruar financimin dhe ndërtimin e fushave, duke kërkuar arritjen e një marrëveshje brenda një kohe sa më të shpejtë për nisjen e punimeve, teksa klubi i Vllaznia do të marrë përsipër infrastrukturën mbështetëse.

Për kreun e qeverisë së futbollit ky investim, përveçse do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë futbollin shkodran, merr një rëndësi edhe më të madhe në kuadër të organizimit të finaleve të kampionatit Europian 2025 për moshën U-17 në Shqipëri.

Siç dihet stadiumi “Loro Boriçi” do të presë disa ndeshje të këtij kompeticioni të rëndësishëm dhe rrjedhimisht do të duhen edhe fusha për t’i ofruar ekipeve pjesëmarrëse infrastrukturë sa më të mira stërvitore.

Gjithashtu, u diskutua edhe për çështje të tjera ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Dhunoi arbitrin në fushë, Faruk Koça pezullohet përjetë

Dhunoi arbitrin në fushë, Faruk Koça pezullohet përjetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

Lexo më shumë
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com