GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Mendova se isha më e brishtë”, Shakira tregon jetën pas ndarjes

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mendova se isha më e brishtë”, Shakira tregon jetën pas ndarjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shakira u kthye në Spanjë, pas largimit në prill, pas ndarjes nga Gerard Pique.

Ylli kolumbian ndodhet në Sevilje për një rast shumë të rëndësishëm: “Javën Latine të Grammy”, e cila do të ketë kulmin e saj mbrëmjen e 16 nëntorit, natën e ndarjes së çmimeve të mëdha të muzikës latine.

Me rastin e rikthimit të saj në tokën iberike, këngëtarja ka folur në një intervistë të gjatë për portalin “Hola!”, në të cilën ka folur për jetën e saj të re në Miami, marrëdhënien me dashurinë, fëmijët e saj, mësimet e nxjerra në jetën e saj dhe projektet e reja me të cilat po punon.

Shakira e përcaktoi lëvizjen e saj në Florida me fëmijët e saj si “një frymë e freskët”: “Mendova se isha shumë më e brishtë se sa jam”, deklaroi ajo, duke shtuar: “Kam qenë në gjendje të marr atë që kisha lënë pas për shumë vite.” Këngëtarja shpjegoi se edhe fëmijët e saj duket se i pëlqejnë shumë Shtetet e Bashkuara:

“Përshtatja e fëmijëve me jetën e re në Miami më habiti. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush. Jo si në Barcelonë, ku çdo ditë kishte paparacë në derë”.

Nëse ka një gjë mbi të gjitha që kohët e fundit i kanë mësuar superyllit, është se sot për të miqësia peshon më shumë se dashuria. Ose në çdo rast lloje të tjera dashurie, si dashuria prej nëne, falë së cilës ajo gjeti forcën për të vazhduar luftën edhe në momentet më të vështira.

Një tjetër burim i madh motivimi është angazhimi i saj në Fondacionin “Pies Descalzos”, me të cilin është e angazhuar në aktivitete të shumta bamirësie për Amerikën Latine.

Dhe pastaj është padyshim muzika dhe një album i ri që do të lançohet: “Po mbyll një album për të cilin jam shumë entuziaste. Shpresoj ta publikoj në fillim të vitit të ardhshëm dhe më pas do të ketë një turne botëror, më i madhi dhe më i rëndësishmi i gjithë karrierës sime.”

Më në fund, kur u pyet se sa i vështirë ishte vendimi për të shprehur ndjenjat e saj ndaj Piqué përmes teksteve të saj, Shakira pranoi:

“Njerëzit në ekipin tim u përpoqën të më bindin të ndryshoja tekstin, por unë nuk jam një diplomat i Kombeve të Bashkuara. Unë jam një artiste dhe mbi të gjitha një grua. Unë kam qenë gjithmonë e sinqertë me veten dhe të tjerët. Nuk mund të jetoj në një botë ku më duhet të fsheh ndjenjat e mia”.

Etiketa: Shakira

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
Itali/ Shqiptari i vë flakën makinës së ish-gruas dhe e godet me…

Itali/ Shqiptari i vë flakën makinës së ish-gruas dhe e godet me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com